GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 1 min
A A
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është përcjellë për në banesën e fundit humoristi dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani, Mjeshtër i madh dhe Qytetar Nderi i Vlorës, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Homazhet në nder të tij u zhvilluan në ambientet e Teatri Petro Marko, ku të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë vendosën buqeta me lule dhe bënë nderimet e fundit për artistin.

Mes lotësh, kolegët dhe bashkëudhëtarët e tij në skenë, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, shprehën ngushëllimet për familjen Lumani, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta largohet një tjeter nga katër parodistët simbol të Vlorës.

Edhe aktori i njohur Bujar Asqeriu u shpreh se arti shqiptar humbi një prej figurave të tij më përfaqësuese. “U largua nga kjo jetë një prej simboleve të artit, jo vetëm vlonjat por edhe kombëtar. Një embleme e historisë së humorit shqiptar,” – tha ai.

Ndërkohë, drejtori i Teatri Petro Marko, Artur Dhamo, e cilësoi ndarjen nga jeta të Lumanit si një humbje të madhe për artin dhe parodinë shqiptare.

Mane Lumani do të kujtohet si një nga figurat më të dashura të humorit vlonjat, një artist që për dekada me radhë solli buzëqeshje dhe duartrokitje për publikun, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e parodisë shqiptare.

Etiketa: baneseparodistipercillet

Lajme të lidhura

Dhimbje në Vlorë, fëmija 2-vjeçar ndërron jetë pas rënies nga kati i katërt
Aktualitet

Dhimbje në Vlorë, fëmija 2-vjeçar ndërron jetë pas rënies nga kati i katërt

19:30 - 12/04/26
Radhë për ndarje në Durrës, gjykata vonon proceset e divorcit
Aktualitet

Radhë për ndarje në Durrës, gjykata vonon proceset e divorcit

14:20 - 12/04/26
Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon
Aktualitet

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon

13:50 - 12/04/26
Para
Qeveria e spanjolle nuk pranon përdorimin e bazave të saj për të sulmuar Iranin, largohen avionët amerikanë

Qeveria e spanjolle nuk pranon përdorimin e bazave të saj për të sulmuar Iranin, largohen avionët amerikanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…
KRYESORE

Elisa Spiropalit, thirrje për ndryshim: Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira…

22:51 - 12/04/26

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së  opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Në një mesazh...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

Ervin Salianji: Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë!

22:33 - 12/04/26
BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën!

22:22 - 12/04/26
Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë

22:14 - 12/04/26
Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh

Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh

21:55 - 12/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com