GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se Partia Socialiste duhet të rikthehet te proceset demokratike të zgjedhjes së përfaqësuesve përmes votës së anëtarësisë.

Sipas tij, parimi i garës dhe votës brenda PS-së ka humbur prej vitesh dhe është zëvendësuar me vendime të njëanshme dhe njoftime të bëra “nga njerëz të pavotuar dhe të pavotueshëm”.

Braçe sqaron gjithashtu se nuk është “nxjerrë” nga Rama për të kandiduar dhe se çdo vendim i tij politik bazohet në parime dhe jo në marrëveshje personale apo interesa të momentit.

Ai shton se qëllimi i tij është përmirësimi i shërbimeve dhe qeverisjes në Tiranë, duke theksuar nevojën për rikthimin e funksionimit institucional dhe transparencës në vendimmarrje.

Tirana 💜 e të gjithëve

Përgjigje për të gjitha aludimet e dy javëve të fundit:

Nuk kam folur me Edi Rama për kandidimin tim.

Nuk më ka nxjerrë Edi Rama të kandidoj.

Interesi im janë parimet, çështjet e lidhura me to dhe shërbimi ndaj qytetit, jo sulmi ndaj kujtdo.

E përsëris: unë nuk luaj dhe nuk tallem me askënd, as me qytetin dhe as me popullin e tij.

Nuk kam folur me Edi Rama për kandidimin tim. Kjo nuk është mungesë respekti; përkundrazi, është respekt ndaj rolit të tij si kryetar i PS, i pari mes të barabartëve në një parti që duhet të zgjedhë me votë të anëtarëve, simpatizantëve dhe të majtëve në tërësi, përfaqësuesit dhe drejtimin që duan të ndjekin. Janë parime të gushtit 2005 që bëjnë diferencën dhe unë i qëndroj atyre, veçanërisht kur prej kohësh gara, merita dhe vota janë zëvendësuar me njoftime të kryera, që kanë sjellë njerëz të pa votuar dhe të pavotueshëm në role drejtuese.

Nuk më ka nxjerrë Edi Rama të kandidoj, as për nevojat e tij, të PS në këtë moment apo të miat si nder apo qokë, dhe as për të larguar në këtë mënyrë Ogerta Manastirliu nga kjo garë. Kush më njeh e di mirë se, nëse këto do të ishin arsyet, do të isha i pari që do të refuzoja, siç kam bërë edhe më parë. Mendimin për të kandiduar e kam shprehur qartë në mbledhjen e Asamblesë së PS të Njësisë 5, pra brenda strukturave të PS dhe jo jashtë tyre. Ka qenë një vendim i menduar mirë dhe një përgjigje për mijëra qytetarë të këtij qyteti që kam takuar në lagjet dhe rrugët e tij, si dhe për shumë socialistë me të cilët e kam diskutuar këtë hap. Kam kërkuar një proces të gjerë, përfshirës dhe demokratik, jo një favor apo qokë karriere.

Nuk është sulm dhe nuk kam ndërmend të sulmoj Edi Rama për këtë. Në këto vite në politikë dhe shërbim publik nuk merrem me individin, por me parimet dhe çështjet që lidhen me mënyrën se si ato zbatohen dhe ndikojnë në jetën e njerëzve. I jam përgjigjur nevojave të këtij qyteti prej një viti, madje edhe më herët në mënyrë sporadike. Sot situata është më e rëndë: ky qytet as nuk po vetëqeveriset dhe as nuk po qeveriset prej një viti. Është në rënie në shumë aspekte, sidomos në drejtim të ligjit, rendit dhe shërbimeve për qytetarët. Ky është shqetësimi im dhe kjo është ajo që dua të përball. Synimi im është reformimi i plotë i proceseve dhe rikthimi i shërbimeve më të mira, për ta bërë qytetin e të gjithëve, jo vetëm të atyre që përfitojnë. Qëllimi im është t’i kthej qytetit punën që meriton në krye të tij, jo sulmin ndaj kujtdo. Ashtu siç po bëj çdo ditë në Njësinë 5, ku qytetarët nuk e kishin ndjerë praninë e deputetit prej katër vitesh, po ashtu do të jem një punëtor i parë për qytetin dhe popullin e tij.

gijotina.com/

Etiketa: Erion Brace

Lajme të lidhura

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Breaking Views

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26
Para
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26

Gazeta spanjolle Infolibre ka shkruar një artikull ku i referohet vrasjes së Artan Myrtajt, 44-vjeçarit në Sarandë të njohur si...

Lexo më shumë
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com