GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Partia e Lirisë kërkoi të gjendej personi I.M., reagon Autoriteti i Dosjeve: Institucioni po trajton…

18:57 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim të ish-sigurimsit, del lista me emra nga klasa e Ilir Metës, ja sa I.M ndodhen në regjistër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratës së bërë më herët nga Partia e Lirtisë, ku kërkohej që të sqarohej nga ky institucion se kush është personi I.M., që përflitet se bëhet fjalë për Ilir Metën, gjë e cila mohohet nga kjo parti.

Në një reagim zyrtar, Autoriteti i Dosjeve deklaron se të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim. Autoriteti verifikon çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Reagimi i plotë:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore.

Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët.

 

Etiketa: Autoriteti i Dosjeve

Lajme të lidhura

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg
Aktualitet

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit
Aktualitet

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

20:39 - 09/03/26
Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve
Aktualitet

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

15:25 - 09/03/26
Para
“Po kopjoni TikTok”, shefi i Instagram i përgjigjet Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

“Po kopjoni TikTok”, shefi i Instagram i përgjigjet Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg
Aktualitet

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e...

Lexo më shumë
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

20:39 - 09/03/26
Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

20:27 - 09/03/26
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

19:28 - 09/03/26
Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com