GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve administrative në Britaninë e Madhe po konfirmojnë një avancim të fortë të partisë Reform UK të Nigel Farage, ndërsa Partia Laburiste po regjistron humbje të konsiderueshme në disa zona kyçe të vendit.

Forca politike e Farage po siguron qindra vende në këshillat lokalë, kryesisht në veri të Anglisë, territore që tradicionalisht kanë votuar për Labour. Në të njëjtën kohë, Reform po dëmton edhe konservatorët në zona të jugut, përfshirë Essex-in. Analistët britanikë po e cilësojnë këtë zhvillim si një goditje të fortë ndaj modelit tradicional dypartiak.

Ndërkohë, Partia e Gjelbër po fiton terren në qytete universitare si Oxford dhe Exeter, ndërsa liberal-demokratët po marrin mbështetje në zona më të pasura të jugut. Një nga rezultatet pozitive për konservatorët erdhi nga Londra, ku ata rikthyen kontrollin mbi këshillin simbolik të ëestminster-it.

Nigel Farage e cilësoi rezultatin si një “ndryshim historik në politikën britanike”, duke deklaruar se Reform UK po fiton në zona që kanë qenë bastione të laburistëve prej më shumë se një shekulli.

Edhe figura të së djathtës konservatore po e mbështesin hapur Farage. Ish-ministrja Suella Braverman deklaroi se ekziston “një probabilitet shumë i lartë” që ai të bëhet kryeministër në të ardhmen.

Brenda Labour po shtohen zërat kritikë ndaj drejtimit të Keir Starmer. Sipas raportimeve në mediat britanike, disa figura të rëndësishme të partisë kanë ngritur shqetësime për të ardhmen politike të kryeministrit pas këtyre rezultateve.

The Times raportoi se ministri i Energjisë, Ed Miliband, i kishte kërkuar Starmer-it të diskutonte një plan për tranzicionin e drejtimit të partisë. Presioni ndaj kryeministrit pritet të rritet në orët në vijim, ndërsa ende nuk ka një emër konkret për pasardhësin e tij.

Vetë Starmer e pranoi humbjen si “shumë të rëndë”, duke deklaruar se rezultati “dhemb”, por mori përgjegjësinë politike pa akuzuar figura të tjera brenda partisë.

Ai shtoi se disfata nuk do ta ndalë qeverinë nga realizimi i programit të premtuar për ndryshim.

Etiketa: StarmerZgjedhje

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
E rëndë në Berat, automjeti përplas këmbësorin në mes të qytetit

E rëndë në Berat, automjeti përplas këmbësorin në mes të qytetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26

Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që...

Lexo më shumë
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com