GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Partia Socialiste fiton 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” vetëm shtatë

08:57 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Partia Socialiste fiton 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” vetëm shtatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste është fituese e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo mundi të fitojë 53 bashki të vendit, ndërkohë që opozita pësoi humbjen e thellë.

Në zgjedhje koalicioni “Bashkë Fitojmë” mundi të marrë vetëm 7 bashki. Opozita humbi edhe basionet e saj si Shkodrën dhe Tropojën ndërkohë që fitoi në Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz, Kavajë dhe Mirditë. Fredi Beleri fitoi bashkinë e Himarës nga burgu. Këto bashki janë të vetmet të ngjyrosura me ngjyrën blu të “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa bashkitë e tjera në hartë janë rozë, kundërt një bashkie të fituar nga MEGA.

Opozita nuk mbajti dot bashkinë e Shkodrës ndërkohë që Benet Beci shpalli dje fitoren në Shkodër, pasi rezulton mbi 11 mijë vota në avantazh përballë Bardh Spahiut. Beci në një prej KZAZ-ve shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe numëruesit e votave, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci.

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i cili pësoi një disfatë të thellë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Beci u shpreh se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, dhe shton se shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan ai.

Partia Socialiste garantoi fitoren e saj në bashkinë e Tropojës këtë të Hënë. Kandidati socialist Rexhë Byberi mori 51.25% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj, i cili siguroi 48.75% të votave. Për këtë bashki, ka pasur 38 kuti votimi në total. Byberi tashmë do e drejtojë këtë bashki për 4 vitet e ardhshme. Përmes një fotoje në Facebook-un e tij, ai shkruan: “Faleminderit Tropojë me zemër!”.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë fitoi përballë socialistit Jorgo Goro. Një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë i cili fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote. Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

KAMËZ

Rakip Bajram Suli PS, 27856 vota- 60.35%

Bilbil Bajraktari PD, 1995 vota- 4.32 %

Arjan Hoxha BF, 16306 vota- 35.33 %

VORË

Blerim Shera PS, 9638 vota- 73.52%

Indrit Hoxha BF, 3471 vota- 26.48 %

ELBASAN

Gledian Llatja PS, 35061 vota 56.19%

Luçiano Boçi BF, 27340 vota, 43.81 %

PUSTEC

Pandi Jani BF, 741 vota 35.05%

Pali Kolefski PS, 1373 vota 64.95 %

KOLONJË

Erion Isai, PS, 3873 vota 64.28%

Et’hem Lumani BF, 2152 vota 35.72 %

LIBRAZHD

Mariglen Disha PS, 10364 vota 74.45%

Shefki Çota BF, 3557 vota 25.55 %

DROPULL

Thanas Maneka BF, 679 vota 14.87 %

Dhimitraq Toli PS, 3709 vota 81.25%

Kosta Garo, Thurje, 177 vota 3.88 %

TROPOJË

Besnik Dushaj BF, 4876 vota 48.75 %

Rexhe Byberi PS, 5126 vota 51.25%

ROSKOVEC

Erdit Hazizaj BF, 5454 vota, 47.48 %

Majlinda Bufi, PS, 6033 vota, 52.52%

PEQIN

Mustafa Pashja BF, 4677 vota 42.22%

Bukurosh Maçi PS, 57.78 %

PËRMET

Edmond Komino BF, 1178 vota 23.44%

Alma Hoxha PS, 3847 vota 76.56%

BULQIZË

Defrim Fiku BF, 5514 vota, 39.73 %

Festime Mjeshtri PS, 8364 vota, 60.27%

SARANDË

Skënder Muço PD, 669 vota 4.44 %

Ardit Çikuli BF, 5017 vota 33.28 %

Oltion Çaçi PS, 7909 vota 52.46%

Gjergji Mërkuri, 1480 vota 9.82 %

LUSHNJE

Eriselda Sefa PS, 22402 vota 62.64%

Eduart Sharka BF, 13362 vota 37.36 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64%

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

PUKË

Rrok Ndrec Dodaj BF, 3480 vota 58.13%

Gjon Gjonaj PS, 2507 vota 41.87 %

HAS

Miftar Dauti, 4345 vota 55.98%

Beqir Mulaj, 3417 vota 44.02 %

MEMALIAJ

Gjolek Guci, 2701 vota 47.25 %

Albert Malaj, 3016 vota 52.75%

HIMARË

Jorgo Goro BF, 3818 vota 49.88 %

Alfred Beleri PS, 3837 vota 50.12%

MAT

Skënder Gjuci BF, 4370 vota 33.89 %

Agron Malaj PS, 8525 vota, 66.11%

BELSH

Arif Tafani PS, 4536 vota 50.23%

Bedri Qypi BF, 4495 vota 49.77 %

PATOS

Fation Duro PS, 8120 vota 70.50%

Pranvera Rizaj PD, 740 vota 6.43 %

Sofije Alushaj, BF, 2657 vota 23.07 %

SKRAPAR

Euglen Mustafallari BF, 2733 vota, 44.16 %

Adriatik Mema PS, 3456 vota 55.84%

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64%

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

KLOS

Valbona Kola PS, 4466 vota 56.07%

Bedri Hoxha BF, 3499 vota, 43.93 %

KËLCYRË

Klement Ndoni PS, 2018 vota, 49.33%

Adriatik Spahiu, PS, 137 vota, 3.35 %

Arjan Kasaj, BF 1936 vota 47.32 %

GRAMSH

Hasim Çekrezi BF, 5629 vota 47.33 %

Besion Ajazi PS, 6263 vota, 52.67%

DELVINË

Ilir Mehmeti, BF, 1781 vota 36.36 %

Besmir Veli PS, 3117 vota 63.64 %

SELENICË

Nertil Bellaj PS, 5074 vota 59.01 %

Leonard Rakipaj BF, 3525 vota 40.99%

TEPELENË

Sokol Guga PD, 346 vota 7.00 %

Tërmet Peçi PS, 4088 vota, 82.67%

Baftjar Imeri BF, 511 vota, 10.33 %

POLIÇAN

Florian Qama PD, 545 vota 11.44 %

Behar Xhaferaj BF, 461 vota, 9.68 %

Adriatik Zotkaj PS, 3756 vota, 78.87%

DEVOLL

Eduard Duro PS, 8279 vota 51.15%

Elvis Hajdërlli BF, 7827 vota 48.36 %

Çlirim Hoxha (Pavarur), 80 vota, 0.49 %

KORÇË

Ledina Alolli, 13631 vota 39.37 %

Sotiraq Filo, 20996 vota 60.63%

KUÇOVË

Abedin Oruçi PEISH, 1099 vota 9.35 %

Admir Sinamati BF, 4927 vota 41.94 %

Safet Gjici PS, 5723 vota 48.71%

CËRRIK

Servet Duzha BF, 3416 vota 28.80 %

Andis Salla PS, 8444 vota 71.20%

KONISPOL

Ergest Ladimir Dule, PS, 2386 vota 54.67%

Fatmir Sali Shero BF, 1978 vota 45.33 %

PRRENJAS

Nuri Belba PS, 6583 vota 62.65%

Suzana Topi BF 3925 vota 37.35 %

VAU I DEJËS

Klomentina Drini PD, 847 vota 6.02 %

Kristian Shkreli PS 7823 vota 55.62%

Zef Hila BF, 5396 vota 38.36 %

VLORE

Hysni Sharra BF, 11787 vota 29.45 %

Ermal Dredha PS, 28243 vota 70.55%

LEZHË

Pjerin Ndreu PS, 18021 vota 52.75%

Pashk Gjoni BF, 16140 vota 47.25 %

DIBËR

Ismail Uka, BF, 6432 vota 27.11 %

Naim Gazidede PD, 1236 vota 5.21 %

Rahim Spahiu PS, 16061vota 67.69%

MALIQ

Alfred Gega BF, 6875 vota 33.62 %

Gëzim Topçiu PS, 13574 vota 66.38%

BERAT

Zija Ismaili BF, 10394 vota 38.53 %

Ervin Demo PS, 16580 vota 61.47%

DIMAL

Gentian Meçi BF, 1475 vota 12.99 %

Dritan Sula PD, 4105 vota, 36.15 %

Juliana Memaj, PS, 5774 vota 50.85%

DIVJAKE

Josif Vangjel Gorrea PS, 9060 vota 57.80%

Aurel Jemin Malko, 6614 vota 42.20 %

SHKODËR

Benet Beci PS, 34302 vota 60.20%

Bardh Spahia, BF, 22678 39.80 %

Agron Kapllanaj, PD, 5450 vota 45.90 %

MALLAKASTER

Qerim Ismailaj PS: 5967 vota 45.90 %

Agron Kapllanaj PD: 5600 vota 48.42%

Resmi Shanaj BF: 724 vota 5.68 %

DURRËS

Emirana Sako PS, afro 48 mijë vota

Igli Cara BF, afro 38 mijë vota

GJIROKASTËR

Dorjan Lani BF, 4595 vota 29.48 %

Flamur Golemi PS, 10990 vota 70.52%

Etiketa: BashkiKryesore1socialist

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Qëllonte kush i dilte përpara, sulmi që la katër të vdekur në New Mexico

Qëllonte kush i dilte përpara, sulmi që la katër të vdekur në New Mexico

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com