GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të javës së parë të Abissnet Superiores, me Partizanin dhe Teutën që u ndanë në paqe, ndërsa Laçi dhe Elbasani dhuruan një përballje me emocione deri në fund.

Në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Teuta barazuan pa gola, në një sfidë ku nuk munguan episodet e forta.

Në minutën e 25-të, një kontakt në zonë mes sulmuesit të Partizanit, Seku Sidibe, dhe mesfushorit të Teutës, Ergis Arifi, u konsiderua faull dhe arbitri akordoi penallti për skuadrën durrsake. Nga pika e bardhë u paraqit Sherif Kallaku, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Situata u bë edhe më e vështirë për Partizanin në fundin e pjesës së parë. Roian Human u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht Kallakun gjatë një dueli mes tyre. Të kuqtë mbetën kështu me 10 lojtarë, ndërsa 45 minutat e para u mbyllën 0-0.

Edhe pse Teuta luajti me një lojtar më shumë gjatë gjithë pjesës së dytë, durrsakët nuk arritën ta shfrytëzonin avantazhin numerik. Partizani rezistoi dhe në fund të 90 minutave rezultati mbeti i pandryshuar, 0-0.

Në Kurbin, Laçi dhe Elbasani u ndanë në barazim 1-1, në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë.

Laçi gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të me Sandër Kalajn, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Arbitri rishikoi pamjet në ekran dhe vendosi të mos e quante të vlefshëm golin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa spektakli nisi pas pushimit. Në minutën e 56-të, Rubin Hebaj kaloi Elbasanin në avantazh. Sulmuesi shkodran u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një faulli të shkaktuar brenda zonës.

Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së miqve, Laçi reagoi në minutën e 84-t. Orgis Cena, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, realizoi një supergol nga distanca dhe riktheu baraspeshën.

Në fund, Laçi dhe Elbasani u ndanë në shifrat 1-1, duke marrë nga një pikë në startin e kampionatit.

Etiketa: ElbasaniPartizani

Lajme të lidhura

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë
Sport

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Para
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26

Në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë është regjistruar një aksident rrugor. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur...

Lexo më shumë
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com