GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani do kualifikimin në Europë, Zekic: Lojtarët të hapur për ide

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Partizani do kualifikimin në Europë, Zekic: Lojtarët të hapur për ide
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Atletic Escaldes luajnë sot në 20:45 në “Air Albania”. Sfida vlen për ndeshjen e kthimit në turin e II kualifikues të Conference League, me “Demat” që fituan 0-1 në Andorra një javë më parë.

Goli i Mba bën që kampionët e Shqipërisë të jenë më të avantazhuar këtë mbrëmje. Para ndeshjes trajneri Zoran Zekic ka thënë se mund të ketë ndryshime në formacion, nisur edhe nga paraqitja “jo” e ndeshjes së parë.

“E kemi analizuar ndeshjen e parë. Ne mund të jemi të lumtur për rezultatin në Andorra, por jo për mënyrën si luajtëm. Por ne kemi parë dhe sa gjëra nuk bëmë mirë, taktikisht, në vrapim, pa agresivitet, duke qenë në vonesë shpesh. Për të vazhduar më tej duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Kam folur me ekipin. Nuk ka kundërshtar të lehtë pas tre javësh në këtë kompeticion, por ne duhet të kuptojmë që duhet përqendrim i madh dhe të jemi shumë më mirë. Ne e pamë për shembull se si Ferencavaroshi luajti ndaj skuadrës të Ishujve Faroe, se si skuadra tjetër e Andorras fitoi ndaj Hibernian. Ndaj duhet të mendojmë për këto shembuj”, tha fillimisht trajneri.

Më pas kroati foli edhe për ndryshimet e mundshme që mund të ketë në ekip, duke nisur nga paraqitja e parë.

“Me siguri do të ndryshojë diçka, ndoshta sistemin, disa lojtarë. Nuk është e rëndësishme si e nis, por si e mbyll. Me 5 ndryshime mund të ndryshosh ritmin e lojës dhe për mua të gjithë lojtarët janë shumë, shumë të rëndësishëm. Ne kemi folur shumë pas kësaj ndeshje, kemi parë shumë momente të papëlqyeshme, shpresoj që të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Sigurisht mund lë luajmë shumë më mirë në secilën fazë të futbollit”, tha Zekic.

Trajneri më pas u ndal edhe te largimi i Selmanit dhe dëmtimi i Mensah në sulm.

“Fillimisht i uroj Selmanit më të mirën në karrierë dhe Mensah të kthehet sa më parë në fushë. Por kemi shumë lojtarë të tjerë. Jam vetëm një muaj këtu dhe duhet të shoh të gjithë lojtarët. Padyshim folëm me Selmanin, për atë që ndodh në fushë e stërvitje, që të presim që të kalojë koha dhe gjithçka do të ishte më e qartë”, tha trajneri.

Zekic më pas foli edhe për merkaton në dalje.

“Situatat janë kështu, jo vetëm në klubin tonë në kohë merkatoje. Ndoshta disa lojtarë flasin me klube të tjera pas ofertave, është normale, nuk mund ta ndryshoj këtë. Është më mirë kur fiton e luan mirë, nuk vlen vetëm për këtë ndeshje, e kërkoj në çdo ndeshje. Kam punuar vetëm një muaj dhe kam parë shumë gjëra të mira. Por të gjitha duhet të konkurrojmë çdo ditë, kjo është jeta, duhet të punojmë shumë dhe të mendojmë pozitivisht çdo ditë.

Lojtarët duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, nëse jeton për futbollin dhe mendon për të, mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Ne punojmë shumë, por askush nuk dëgjon për këtë. Të gjithë do vijnë në ndeshje që të shohin atë që bëjmë dhe ne duhet t’u tregojmë paraqitjen më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Partizanit para ndeshjes me Escaldes.

 

Etiketa: kualifikimi në EuropëPartizanizekic

Lajme të lidhura

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin
Sport

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord
Sport

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

11:59 - 23/06/26
Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit
Sport

Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit

10:47 - 23/06/26
Para
Lufta në Ukrainë/ Trump: Ndoshta do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Lufta në Ukrainë/ Trump: Ndoshta do të nisë Lufta e Tretë Botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij
Uncategorized

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dje në pallatin Elsyee....

Lexo më shumë
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

13:45 - 23/06/26
“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

“Paga mjerane, korrupsion dhe kosto e lartë e jetesës“, Gazeta italiane: Ja pse protestohet kundër Ramës

13:20 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş