GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani e Dinamo dhe sizma e pankinave..!

20:36 - 21/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Partizani e Dinamo dhe sizma e pankinave..!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeqyteti ndodhet në prag të derbit të dytë sezonal, këtë radhë me impaktin më të madh të përplasjeve të brandeve Tirana e Partizani, por me Tiranën kryesuese, dhe Partizanin qe spo ngre dot kokë. Shtuar këtu edhe Dinamon që ka hyrë në një asfiksim total, nisur edhe nga shkalafitja e fundit në Shkodër, për të cilën trajneri mori përgjegjësitë e një humbjeje përtej humbjes. A mund të konsiderohen dy skuadrat e kryeqytetit në krizë? Partizani e Dinamo? Natyrisht që rezultatet mungojnë, nervat kanë rënë, gjaknxehtësia serviret si pjatë e parë dhe mendimi ndryshe jashtë kuadratit të skuadrës perceptohet si mendim armik, i dalë mode dhe tërësisht joprofesional.

E megjithatë, Partizani e Dinamo bashkë gëzojnë të drejtën të kapen te argumenti kohë. Partizani ka harruar të fitojë, Dinamo po nis të provojë shijen e humbjes, edhe pse kjo e Shkodrës ishte humbje që nuk djeg, por përvëlon! Profesor Liri dhe profesor Bledi janë në qendër të targetit atakues për shkak se elementi humbës i tyre mbetet ai dreq rezultati. Mund të ishte edhe shef gesi, por Tirana në krye dhe mundja e kampioneve me gjysëm skuadër i dha oksigjen për më tej.

Dinamo shkoi me pritshmëri të mëdha në Shkodër, si emër, peshe fanelle e dëshire objektivi, por u kthye tërësisht si një skuadër që nuk ishte skuadër. Mori 6 për 90 minuta. Ishte thjesht një ndeshje, e megjithatë, sinjalet i kishin dhënë që në sfidën me Laçin e Partizanin, apo edhe përballjet me Erzenin në Kupë. Shkëmbi përballet me faktin që i kërkohet ndoshta Dinamo kampion, por mbase nuk ia lejon statura që të thotë nëse është vërtetë për kampion për grupin që ka. Pritshmëritë mbase po e vrasin, dhe janë shumë të mëdha në raport me taktikën e jomirëmenduar në sfida të nxehta. Dhe mbetet e do të mbetet problem.

Besimin e ka maksimal, presidenca e mbështet, rezultati ende jo. E nëse rezultati e braktis edhe për shumë kohë, atëhere edhe afilacioni do të konvertohet në dilemë e më pas me një fund divorci. Është film i parë. Te Partizani Daja duket qartë që është nervoz. Shef Olsi e merr me shumë sportivitet duke hequr pa e thënë një paralele me startin e tmerrshëm të Juves. Është juventin, ka qenë dinamovit, por te Partizani tashmë ka nisur pak si shtrembër. Jo ai, por profesori.

Në anën tjetër presidenti Demi kërkon të largojë presionin nga skuadra, të bëjë siç ka bërë, të lërë profesor Dajën të punojë qetë, por njëherësh kërkon ndoshta të dijë më shumë rreth diagnosës që po kalon ky Partizani ndoshta këtë sezon me PCR shumë më të lartë. Mbledhja e rekomanduar e pas ndeshjes me Kukësin dha qartë sinjalet që komoditeti i ofruar stafit kurrsesi nuk duhet të shndërrohet dhe ti merret (president Gazit) si dobësi, sepse më pas mund të konvenojë me një fund sportiv fatal për këdo.

A e shpëton apo e fundos derbi trajnerin Daja? Unë them që edhe humbja e mban sërish aty, por ajo që nuk garantohet është kimia e ndërprerë e trajnerit me lojtarët dhe më pas cdo gjë mund të rrjedhë për inerci. Në mbyllje edhe atë të nxemjes. Kanë të drejtën të punojnë edhe ata. Ka shumë që luten natën, ndezin dhe qiri që Shkëmbi e Daja të fundosen që këtë javë, dhe kanë nisur edhe pse me cikle të mbyllura si xhaketa të kthyera të lobojnë për të kafshuar një pankinë që e dinë fare mirë që shumë shpejt do tua kafshojnë të tjerët. Histori kolegësh në trainingun shqiptar…Buzëqeshje kur takohemi dhe sa më thellë kur të vjen dita e shpëtimit nga gremina…

Etiketa: dinamoGIJOTINAPartizani

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Osmani kritikoi progres raportin për vettingun, delegacion i BE-së zbarkon në zyrën e presidentes

Osmani kritikoi progres raportin për vettingun, delegacion i BE-së zbarkon në zyrën e presidentes

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com