GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani largohet plot nga “Kukës Arena”, Dobi e nis me humbje aventurën te verilindorët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani largohet plot nga “Kukës Arena”, Dobi e nis me humbje aventurën te verilindorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani ia ka dalë të sigurojnë 3 pikët në “Kukës Arena”, duke mposhtur 2-1 verilindorët e Enkelejd Dobit, për të rimarrë kështu edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit me një pikë më shumë se Erzeni.

Partizani do të kalonte i pari në avantazh në “Kukës Arena”, ku Tedi Cara do të ndëshkonte Angel Tafas. Sulmuesi i demave shënoi nga goditja e dënimit një supergol. Festa zgjati shumë pak, pasi autori i golit u godit nga tifozët me shishe në sy, lojtarin që u desh të dilte nga fusha e lojës, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte pjesën tjetër të ndeshjes.

Kukësi bën shumë pak në pjesën e parë për të rikthyer baraspeshën, me ritmin e lojës që ra ndjeshëm.

45-minutat e para në “Kukës Arena” u mbyllën me avantazhin e miqve, teksa pjesë e dytë do të ishte një tablo tjetër.

Daci që nga tuneli do të gjente golin e barazimit. Një zbritje e shpejtë nga e majta, Daci futet në zonë dhe mposht portierin Rexhepi.

Verilindorët marin zemër nga goli i shënuar, me lojtarët që krijojnë raste të tjera shënimi, por do të mungonte finalizimi.

Kukësi sheh më shumë drejt sulmit, por edhe Partizani zbret rrezikshëm sa herë që ka mundësinë, teksa në të 73-të do të vinte dhe goli i avantazhit për demat. Enea Bitri ndëshkon për herë të dytë Tafas. 1-2 për miqtë që provojnë të gjejnë edhe golin e sigurisë në “Kukës Arena”.

Kukësi në minutat e mbetura provon me gjithë forcat, por vendasit nuk do të mund të ndryshonin fatin e kësaj ndeshje duke marrë një tjetër humbje në këtë sezon, ndërsa vazhdojnë të renditet të fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 2 pikë në 5 ndeshje të luajtura deri më tani.

Etiketa: FitoreKukesiPartizani

Lajme të lidhura

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Para
Vrasje e përdhunime, kush janë shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vrasje e përdhunime, kush janë shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

Kosto e jetesës për familjet shqiptare shënoi rritje të ndjeshme gjatë muajit të kaluar, teksa inflacioni u përshpejtua në 3,4...

Lexo më shumë
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com