GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani mposht Teutën dhe afrohet me Europën, Vllaznia dhe Laçit vazhdojnë “agjërimin” e fitoreve

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani mposht Teutën dhe afrohet me Europën, Vllaznia dhe Laçit vazhdojnë “agjërimin” e fitoreve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dy takimet e tjera të ditës së sotme vetëm Partizani arriti të merrte 3 pikët, pasi mposhti me shifrat 2-1 skuadrën e Teutës në “Elbasan Arena”, ndërsa në takimin tjetër të zhvilluar mes Vllaznisë dhe Laçit fitoi “frika”, pasi dy skuadrat u “dakortësuan” mes tyre për barazimin 0-0.

Në “Elbasan Arena” demat arritën të përmbysnin rezultatin ndaj durrsakëve të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Ivanovic në minutën e 27-të.

Por pas një goditje këndi nga të kuqtë, me topin që përfundon në këmbët e Skukës do të vinte edhe goli i barazimit, për të çuar skuadrat në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes pasi topi përfundoi në rrjetë në minutën e 46-të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë do të ishte më e mirë për djemtë e Dritan Mehmetit të cilët tentuan për të gjetur golin e avantazhin, që do të vinte në minutën e 53-të nga Bitri, i cili pas një rrëmuje në zonën e Qirkos do të mposhte këtë të fundit për të çuar shifrat 2-1.

Skuka do të kërkonte të shënonte dopietë në këtë takim por tentativat e tij lënë për të dëshiruar, t4eksa nga krahu tjetër durrsakët do të përgjigjeshin me Blerim Kotobellin por pa mundur të ndëshkonin Hoxhën.

Në minutat shtesë të takimit demat e Mehmetit do të gjenin edhe golin e 3-të, pasi Miroslavljev shfrytëzon largimin nga porta të Pano Qirkos dhe i dhuron golin e tretë Partizanit.

Kjo sfidë do të mbyllej me fitoren e Partizanit, që tashmë arrin në kuotën e 41 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Teuta mbetet me 32 pikë në vendin e 6-të.

Sfida tjetër e zhvilluar në “Loro Boriçi” do të mbyllej 0-0 mes Vllaznisë dhe laçit, ku “frika” për të mos humbur mbizotëroi në këtë takim, i cili mbyllet pa shumë histori.

Në këtë mënyrë Shpëtim Duro nis “ekopën 2” në krye të kurbinasit me barazim, teksa bardhezintë vazhdojnë të mos fitojnë prej 7 javësh, rezultate këto që kanë vënë në rrezik edhe vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me Kukësin që i “kërcënon” me vetëm 2 pikë nga pas.

Nga krahu tjetër edhe shkodranët e Elvis Plorit vazhdojnë “agjërimin”, pasi do të marrin kështu barazimin e dytë rresht, ndërsa prej 5 javësh kanë harruar shijen e fitores, teksa tashmë ka humbur edhe vendin e 4-të me Partizanin që i parakalon më 1 pikë në renditje.

Etiketa: LaciPartizaniTeutaVllaznia

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Para
Terrorizoi Babrrunë gjatë një sherri me armë, kush është i riu në kërkim (Emrat)

Zbardhet plagosja në Tiranë, policia: I riu u sulmua me sende

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com