GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani në derbin e fundit me 100 km/orë! Tirana ka humbur “pjesët”

12:14 - 12/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Partizani me futbollistë nga katër kontinente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si sot një javë, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”, Partizani dhe Tirana do të përplasen për të përcaktuar atë që me shumë mundësi do të fitojë titullin kampion.

Tirana është dy pikë para, por vetëm kaq, pasi thuajse çdo avantazh tjetër flet për bardheblutë, që në pasqyra shohin Partizanin të vijë me 100km/orë, e ndihmuar nga shumë elemente pozitive, që pa dyshim e bëjnë të ndihet edhe favorit në këtë derbi, megjithëse askush në kampin e kuq nuk e shfaq këtë.

Gjithsesi, qetësia e “demave” tregon shumë për situatën në të cilën ata e shohin veten. Më poshtë po ju rendisim disa elemente, që e bëjnë Partizanin të shkojë në derbi me 100 km/orë dhe të ndiejë njëfarë superioriteti.

ASNJË MUNGESË – Si rrallëherë, Partizani shkon në këtë derbi me të gjithë lojtarët, pa asnjë mungesë. Për këtë sfidë kthehet Sota, i cili shleu pezullimin e kartonit të kuq dhe është tërësisht i gatshëm për Kolelën, pas një ndeshjeje pushim, ku kishte mundësinë edhe të pushonte. Ndërkohë, pjesa tjetër janë tërësisht të gatshëm. E

KUNDËRTA ME TIRANËN – Tiranës do t’i mungojnë në derbi Hila, Hasani dhe Behiratçe, tre lojtarë, që veçanërisht në ndeshjet e fundit kanë mbajtur një peshë të madhe të ekipit. Ky është një disavantazh për skuadrën e Orges Shehit dhe një avantazh gjigant për Partizanin, që e sheh kundërshtarin t’i bien pjesë “aerodinamike” rrugës.

VAZHDIMËSI – Partizani vjen në këtë përballje pas një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Kukësit, për më tepër me një përmbysje karakteri. Jo vetëm kaq, por kjo ndaj verilindore ishte e treta radhazi, çka tregon se Partizani tashmë nuk mund të akuzohet për mungesë vazhdimësie. Mposhti Bylisin, vazhdoi me Erzenin, e së fundmi “përuli” Kukësin. Luhatjet tani janë e shkuar.

DY TRIUMFE NË DERBI

Deri më tani në këtë sezon janë luajtur tri derbe dhe dy të fundit i ka fituar Partizani. Kjo tregon se ata e kanë kaluar më parë rrugën që duhet të ndjekin. Nga ana tjetër, dy humbjet e shkuara nuk i shkojnë aspak mirë Tiranës, që moralin në këtë aspekt e ka tejet të ulët. Të kuqtë në këtë ndeshje shkojnë më moral shumë më të lartë se rivali dhe në një derbi kjo është shtysë e madhe.

KOHË – Partizani ka kohë shumë të bollshme për të përgatitur një ndeshje të një rëndësie të tillë. Të kuqtë nuk kanë aktivitet në mesjavë, ndërkohë që në shtatë ditë stërvitje, Kolela do të ketë mundësinë të provojë skema nga më të ndryshmet, ndërkohë që lojtarëve u bie edhe lodhja dhe kthehen në kushte optimale. Nga ana tjetër, Tirana luan sot gjysmëfinalen e dytë ndaj Teutës dhe shpreson që përveç kualifikimit, të mos ketë asnjë dëmtim, që do të ishte fatal.

GOLAT – Partizani ka arritur më në fund të ketë Viktor da Silvan në versionin e tij më të mirë. Braziliani ka ardhur në formë optimale dhe ka lënë pas të gjithë shqetësimet fizike. Kjo ka ndikuar menjëherë edhe në efikasitetin para portës. Ish-anësori i Vllaznisë shkoi në kuotën e 10 golave, duke barazuar Skukën, ndërkohë që bashkë me Mbanë janë një garanci në sulm.

Të kuqtë kanë shënuar të paktën një gol në nëntë ndeshjet e fundit, teksa në plot gjashtë prej tyre kanë shënuar dy ose më shumë gola. Kjo është garanci.

Etiketa: DerbiPartizaniTiranatitull

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Akuzat për abuzim seksual, del vendimi për Trump

Senatorë republikanë kundër Trumpit: Nuk kemi përse e mbështesim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, (Dajt, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim...

Lexo më shumë
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro “shkelja”- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com