GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Partizani”, shtyhet sërish seanca për Berishën, avokati: Nuk do kërkojmë gjykim të shkurtuar

15:36 - 16/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK çon në Gjykatë “Partizanin”, dorëzohen 333 fashikuj për Berishën dhe Malltezin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë sërish. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 6 Janar të vitit tjetër.

“Sot vijoi seanca dhe kjo seancë deri tani ishte seancë për paraqitjen nga ana e prokurorëve për paraqitjen e rezultateve paraprake. E njëjta vjershë. Ai foli pa referencë. Kërkuam të na faktojë faktin penal dhe të na individualizonte provat për subjektet. Seanca është shtyrë më 6 Janar në orën 11:30”, tha avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, pas daljes nga GJKKO.

Avokati u shpreh se Berisha nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

“Ne do të vazhdojmë gjykimin, themelin, sepse ne tashmë fillojmë mbrojtjen tonë përpara gjykatës që do të jetë në dyer të hapura në prani të medias dhe njerëzve të interesuar. Ne do ta sqarojmë për aq sa na takon çështjen. Gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”, tha Gjokutaj për gazetarët.

Kujtojmë se kjo është seanca e tretë që shtyhet për shkak të volumit të çështjes. Gjithsej janë 333 fashikuj hetimore të cilat duhet të shqyrtohen nga avokatët mbrojtës për të dhënë argumentet e tyre përballë gjykatëses Flojera Davidhi sa i takon çështjes.

Në rast se gjyqtarja do të bindet që SPAK ka prova dhe fakte mund të vendosë kalimin e çështjes për gjykim. Në rast se gjykata nuk do të arrijë të bindet për faktet dhe provat e prokurorisë, por nga ana tjetër mund të bindet nga faktet e avokatëve mbrojtës mund të pushojë çështjen. Nëse gjykata çmon se nuk janë kryer të gjitha veprimet hetimore mund ta kthejë çështjen për rihetime në SPAK duke i përcaktuar dhe detyra konkrete që duhen kryer.

Kujtojmë se për këtë çështje, Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Të pandehur janë marrë edhe tre persona të tjerë.

Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar akuzat duke i cilësuar politike dhe të dirigjuara nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tyre, po përdor SPAK për të goditur kundërshtarët politikë.

Etiketa: GJKKOKryesore1PartizaniSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro
Ekonomi & Sociale

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet
Breaking Views

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde
Breaking Views

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Para
Tritoli në lokalin në Lungomare, gjykata lë në burg të arrestuarin

Tritoli në lokalin në Lungomare, gjykata lë në burg të arrestuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro
Ekonomi & Sociale

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26

Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e...

Lexo më shumë
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

Vjedhja në adoleshencë i kushtoi karrierën si prokuror në Shqipëri! Ja si vendosi Gjykata e Strasburgut

09:22 - 11/03/26
Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania

08:46 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com