GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Parulla anti-shqiptare në Bukuresht/ Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, lojtarët shkojnë në dhomat e zhveshjes

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Parulla anti-shqiptare në Bukuresht/ Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, lojtarët shkojnë në dhomat e zhveshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sfida midis Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë vetëm në minutat e saj të fundit, kur tifozët rumunë provokuan me kore anti-shqiptare.

Futbollisti rumun Alibec u përplas me Rrahmanin, kur në ato momente filluan koret: “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.

Pas kësaj, lojtarët “Dardanë” vendosën që të bojkotonin sfidën, teksa nuk lejuan që të luhej goditja e fundit e dënimit.

Koret nuk pushuan teksa, kapiteni Amir Rrahmani i bëri thirrje shokëve të tij të skuadrës që të shkonin drejt dhomave të zhveshjes dhe duke braktisur fushën e lojës.

Pas disa minutash, ishin dhe arbitrat ata që u drejtuan te dhomat e zhveshjes, me sfidën që u ndërpre.

NGJARJET KRYESORE

Ora 23:30 – Disa nga tifozët e Rumanisë kanë filluar të largohen nga tribunat e stadiumit.

Ora 23:25 – Futbollistët e Rumanisë futen edhe ata në dhomat e zhveshjeve ndërsa pritet një vendim zyrtar nga UEFA.

Ora 23:22 – Raportohet se janë lojtarët e Kosovës ata të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në fushën e lojës.

Ora 23:17 – Vazhdon pritja në stadium me tifozët që nuk largohen, teksa lojtarët rumunë kanë mbetur në fushë.

Ora 23:11 – Trajneri Luçesku i kërkon gjyqtarit të katërt që të marrë vendimin për ndeshjen, pasi lojtarët e tij kanë mbetur në fushë. Por ky i fundit i ka shpjeguar që pret vendimin e UEFA-s.

Ora 23:06 – Trajneri i Rumanisë, Luçesku, komunikon me trajnerin e Kosovës, Franko Foda dhe pastaj me lojtarët e tij, duke i nxitur që të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse merret një vendim i kundërt.

(VIDEO)

Ora 23:03 – Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s që ekipi nuk do të kthehet në fushën e lojës.

(VIDEO)

Ora 20:52 – Vetëm futbollistët e Rumanisë janë në fushën e lojës, teksa lojtarët e Kosovës dhe gjyqtari i ndeshjes janë në dhomat e zhveshjeve.

90’+10’ Edhe gjyqtarët hyjnë në dhomat e zhveshjeve.

90’+8’ Rrahmani udhëheq ekipin në dhomat e zhveshjeve, duke braktisur fushën e lojës.

(VIDEO)

90’+5’ Lojtarët e Kosovës largohen nga fusha në shenjë proteste ndaj thirrjeve anti-shqiptare.

(VIDEO)

90’+3’ Përplasje mes Amir Rrahmanit dhe Alibek, ka tension ë fushë e lojës mes lojtarëve dhe në fund janë Rrahmani e Dellova që përfundojnë të ndëshkuar me të verdhë, ashtu si Alibek.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

RUMANI 0-0 KOSOVË

Ndërkohë Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”. Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes.

Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë. Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë. 

“Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1parullarumani

Lajme të lidhura

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Para
(VIDEO) SPAK zbulon laborator droge, aksion te Kodra e Diellit dhe Fushë Krujë për llogari të spanjollëve

(VIDEO) SPAK zbulon laborator droge, aksion te Kodra e Diellit dhe Fushë Krujë për llogari të spanjollëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com