GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas 10 orësh mbyllet me sherr komisioni hetimor, Tabaku-Ramës: Keni koncesionuar të ardhmen e shqiptarëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koka dhe Tahiri në burg/ Tabaku: E keni menduar dorëheqjen? Ja si përgjigjet Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfundon pas 10 orësh seanca maratonë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit kryeministri Edi Rama. Mbyllet me debate të forta Komisioni Hetimor! Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i bëri një pyetje të fundit kryeministrit Edi Rama që ishte edhe dëshmitari i fundit për inceneratorët, duke kërkuar të dinte prej tij nëse në ndonjë moment kishte menduar të mos akuzonte Opozitën por të vlerësonte si kreu i qeverisë nëse këto kontrata ishin vërtet korruptive apo jo.

Kryeministri nga ana tjetër tha se Parti Demokratike ishte katandisur për turp dhe po u tregonte shqiptarëve gjëra të pavërteta kur deklarohet se janë vjedhur 430 milionë euro. Replikat vijuan mes njëri-tjetrit dhe Tabaku i kërkoi mbylljen e transmetimit.

Pjesë nga debati mes tyre: 

Jorida Tabaku: Pse nuk i keni shfrytëzuar kurrë atributet që keni si kryeministër për të vlerësuar këto koncensione me vlerë 430 milionë euro e që 100 milionë janë paguar deri tani? Ndoshta këto procedura mund të jenë vërtetë korruptive, si ka mundësi që hija e dyshimit është gjithmonë tek ne?

Edi Rama: Meqë mora një kartë më të madhe, ishte kjo që më dha Belindi, zonja Tabaku ju do të ballafaqoheni seriozisht me këto fakte, 36 milionë dhe 24.7 bëjnë 55.3 milionë që janë investimet nga buxheti i shtetit, kemi tarifën 29 euro për ton, më të lirën deri tani janë paguar 36.2. Nuk shkon 100 milionë o zonja Tabaku, 86.9 është totali, ka pasur shkelje, ka pasur këto, është çështje e SPAK-ut, nëse i kanë bërë të shkojnë atje ku i kanë bërë, nuk kam unë asnjë problem me këtë gjë. Ju e quani vjedhjen e shekullit që Tirana, Durrësi e Kavaja hedhin plehrat atje, si ka mundësi që angazhimin deri në 2047 e konsideroni vjedhjen 430 milionë euroshe, sikur janë para që u janë marrë qytetarëve nga xhepat, kur janë para që nuk i janë marrë askujt. Si ka mundësi zonja Tabaku që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri, më gjeni nga dalin 430 milionë, atë 50 milionshin tjetër e nxorrët si pëllumbat që dolën nga xhepat….

Jorida Tabaku: Nëse ju gjykoni se ne jemi kaq shumë të aftë që të rrokallisim kokat e shqiptarëve që ju keni vjedhur 430 milionë euro, ju keni koncensionuar edhe të ardhmen

Edi Rama: Kjo është temë tjetër

Jorida Tabaku: Këtu kemi provuar që këto para po shkojnë tek njerëz që paguajnë veten, unë me shumë xhentilesë ju pyeta për njerëzit dhe pronarët përfitues të fondeve shqiptarë, nuk kam asnjë pyetje tjetër, i falenderoj të gjithë kolegët

Edi Rama: Po dherat

Jorida Tabaku: Pyeta kryetarin e bashkisë se si ka dhënë një monopol. U kërkoj ndjesë shqiptarëve për baltën që u hodh sot mbi çdo shqiptar.

Edi Rama: E shikojmë kur të shkojmë tek populli atje.

 

Etiketa: Edi RamaJorida TabakuKomisioni hetimorMbylletore

Lajme të lidhura

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Para
Kapen 37 kg kokainë brenda një makine me targa shqiptare në Mali të Zi

Policia e Kosovës ka sekuestruar 83 kg drogë në Han të Elezit, arrestohen 7 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26

Një realitet larg asaj çfarë na pasqyrohet dhe propagandohet nga mazhoranca. Një dramë, mund të thuhet e shoqërisë shqiptare. 17-vjeçari...

Lexo më shumë
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com