GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pas 240 MLN lekëve Sait Dollapit për “zhbllokim pusetash”, Lali Eri i dhuron edhe Fiqiri Allmuçës 25 MLN lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas 240 MLN lekëve Sait Dollapit për “zhbllokim pusetash”, Lali Eri i dhuron edhe Fiqiri Allmuçës 25 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo ditë që ka rënë shi Tirana është zhytur e gjitha nën ujë, çdo rrugë bllokohet dhe uji vjen deri në gju. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, zyrtarisht shpenzon qindra milionë lekë për “zhbllokimin e pusetave”, por fondet zhduken në gropat e korrupsionit që hapen përmes tenderëve.

Denoncimet e bëra nga Gijotina.com për vjedhjen e këtyre fondeve u vërtetuan ditën e sotme nga vetë Bashkia Tiranë. Me firmën e Lali Erit është publikuar tenderi me objekt “Shpenzime për qiramarrje mjetesh transporti (Vinç kullë dhe Autobot për ujërat e zeza)”. Këto mjete do të përdoren deri në fund të vitit për të pastruar kanalizimet e zhbllokuara dhe për këtë Veliaj ka menduar të harxhojë 25 milionë lekë.

 

Në këtë situatë që ndodhemi, do ishte e nevojshme kjo ndërhyrje. Por, kjo s’mund të fshehë vjedhjen që po bëhet dhe faktin se kjo punë përsëritet paralelisht që Bashkia është duke paguar një kompani tjetër për zhbllokimin e pusetave.

Duket se po shfrytëzohet situata për t’i falur 25 milionë lekë një kompanie private. Sipas dokumentit të publikuar, ky tender është mbyllur pa zhvilluar një garë. Për riskun e lartë të korrupsionit që mbart procedura, Open Data Albania e ka klasifikuar me “Flamur të Kuq”.

Firma fituese “Pastrime Silvio” Sh.p.k, ku rezulton me letra pronare Bule Allmuça, në fakt drejtohet nga Fiqiri Allmuça. Kjo është një kompani e njohur për aferat me tenderat e pastrimit tek spitalet, ndërsa pronari i saj është ndjekur penalisht p[ara disa vjetësh.

Kujtojmë se Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes në punë” në vitin 2008, ku 2 punëtorë të firmës u plagosën rëndë teksa po pastronin xhamat e jashtëm të një banke në kryeqytet. Kompania e tij ka marrë rreth 4 milionë euro tenderë të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite.

Foto, 8 nëntor 2023

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përmes Ujësjellës Kanalizimeve ka shpallur një tender për hapjen dhe zhbllokimin e pusetave në 23 gusht 2023. Fondi limit i prokuruar ishte 240 milionë lekë dhe tenderi u dha pa garë. Në prokurim u administrua vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të operatorëve: “Onix” Shpk me pronar Sahit Dollapin dhe “Mane/S” shpk me pronar Bledar Manen.

Si garues të vetëm me një ofertë të përbashkët, pa konkurrencë, Sahit Dollapi dhe Bledar Mane u shpallën fitues. Po ku i çoi paratë Veliaj dhe Sahit Dollapi, pse duhet ky tender i ri?

Kështu bashkë, me tenderin e sotëm në kaq pak muaj ikën 290 milionë lekë në pusetat e korrupsionit. Jo më larg se dita e djeshme u vërtetua që pastrime, zhbllokime dhe punë të tjera nuk janë bërë në kryeqytet.

Ndonjë nga këto pusetat e bllokuara mund të shërbejë shumë mirë si provë materiale për një hetim të mundshëm të Lali Erit nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion VeliajFqiri AllmucakanalizimepastrimSahit Dollapitender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
U penguan nga Garda, gazetarët letër Nikollës e Ballës: Ndërhyni…

U penguan nga Garda, gazetarët letër Nikollës e Ballës: Ndërhyni...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com