GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas 4 vitesh, SPAK merr në dorë dosjen e ish-ministres Xhaçka

18:55 - 16/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas 4 vitesh, SPAK merr në dorë dosjen e ish-ministres Xhaçka

Ministrja per Evropen dhe Punet e jashtme, Olta Xhacka duke folur perpara Kryeministrise, pas nje mbledhjeje qeverie, ne lidhje me vendimet e miratuara./r/n/r/nThe Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhacka speaking before the Prime Minister, after a government meeting, regarding the adopted decisions.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Karriera e Altin Dumanit do të mbyllet me rezultate të larta”. Kështu u shpreh  gazetarja e emisionit “Oponencë” Anduena Llabanin e cila ka vlerësuar punën e kreut të SPAK, si një nga prokurorët që mund ta bëjë më mirë punën e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Llabani tha se një ditë më parë kreu i SPAK konfirmoi se ka një hetim ndaj çështjes “McGonigal” për të cilën priten shumë letërporosi.

“Besoj që zoti Dumani nuk do ta mbyllë karrierën e tij pa rezultate shumë të larta, pas dhe një llogaridhënie në Bruksel, do të shkojë me rezultate dhe më të larta.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve la të kuptojë se ka dosje të hapura dhe për deputetët prezent në seancë”, tha gazetarja Anduena Llabani e cila përmendi dhe zhvillimin më të fundit nga SPAK, dosja e ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka,  ku pas 4 vitesh, SPAK do të ketë veprime konkrete.

 

 

Sa i takon garës për kreun e ri të SPAK, gazetarja Anduena Llabani vlerësoi kandidaturën e prokurores Dolores Musabelliu por shtoi se kreu aktual Altin Dumani mbështet një tjetër kandidaturë atë të prokurorit të SPAK Klodian Braho.

Lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj SPAK, Llabani tha se vijon mbështetja e SHBA dhe BE-së ndaj Strukturës së Posaçme, por do të jetë SHBA që do të vendosin peshoren se nga do të anojnë.

Sipas gazetares, në rastin e Dumanit, thuhet se ky I fundit është thirrur nga SHBA për tju komunikuar që duhet të garojë dhe do të shpallet fituesi.

“E ardhmja e zotit Dumani nuk do të jetë në Shqipëri”, tha Llabani.

E pyetur nga moderatorja Ina Qirjo për situatën në gjykata pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, gazetarja Anduena Llabani se është nxitur një lloj urrejtje mes palëve që presin proceset e zvarritura gjyqësore dhe gjyqtarëve, teksa këta të fundit janë të frikësuar në kushtet ku ndjehen vulnerabë.

Gazetarja Llabani e cilësoi kapitullim drejtësinë në Shqipëri dhe shkakun e sheh tek reforma në drejtësi dhe harta gjyqësore që sipas saj, ka shkaktuar kosto në public dhe në gjyqësor.

Anduena Llabani: Doloreza Musabelliu ka një mbrojtje të posacme për shkak të detyrës.

Klodian Braho prokuror në SPAK, Dumani është një nga mbështetësit e zotit Braho, është marrë me hetime të larta, për hetime të zyrtarëve për korrupsion, një prej tyre cështja e inceneratorëve.

BE nuk ka ndërhyrë kurrë për kandidaturat

SHBA do të vendosin peshoren se nga do të anojnë. Dumani është thirrur  2 ditë para garës dhe i është thënë se do të marrë pjesë në garë dhe do të fitojë. Ajo ca vihet re këtë vit është numri i pakët i prokurorëve në garë.

Fakti që SPAK ekziston është për shkak të ndërkombëtarëve. Dhe fakti që sulmohet është për faj të politikës.

Për dosjen “McGonigal” priten shumë letërporosi

Nga SPAK kemi lajmin që kemi një cështje “McGonigal”, Dumani tha se po priten shumë letërporosi nga SHBA, që mesa duket është një instrument që e ka vënë në lëvizje SPAK, më mirë se Dumani s’mund ta bënte këtë detyrë. Eksperienca dhe puna e Dumanit na tregoi se deri ku mund të arrijë një prokuror.

Besoj që zoti Dumani sdo ta mbyllë karrierën e tij pa rezultate shumë të larta, pas dhe një llogaridhënie në Bruksel, do të shkojë me rezultate dhe më të larta. E ardhmja e zotit Dumani nuk do të jetë në Shqipëri.

Ka dosje në SPAK, sot pati një veprim të tij pas 4 vitesh e gjysëm hetime. Ka kërkuar që dosja ndaj ish-ministres së Mbrojtjes. Olta Xhaçkes të ketë veprime konkrete. Do të shohim nëse do të jetë ky vullnet i pasardhësit të zotit Dumani.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, precedent I pandodhur më parë. Sot që flasim gjykatat janë në gjendje vulnerabël, ajo ngjarje e shëmtuar e rëndë, ka nxitur një lloj urrejtje që palët janë zvarritur. Se kush duhet t’i mbrojë gjyqtarët dhe pse u hoq policia nga gjykatat, faktet janë aty, ka emër autori. Ka kapitulluar drejtësia në Shqipëri. Reforma në drejtësi dhe harta e re gjyqësore e ka cuar në një pikë që vetëm humnera e vet, do të sjellë kosto nëpublik dhe në gjyqësor.

Etiketa: Olta Xhacka

Lajme të lidhura

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës, Kremlini

Trump bisedon me Putinin para vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com