GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pas Ballkanit, tarifat roaming mund të hiqen edhe me BE-në

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Ballkanit, tarifat roaming mund të hiqen edhe me BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga fillimi i këtij muaji, vendet e Ballkanit Perëndimor eliminuan tarifat roaming të shërbimeve celulare mes tyre.

Por, ky proces nuk përfundon këtu: tashmë vendet e rajonit po synojnë një reduktim deri në heqjen totale të këtyre tarifave edhe me vendet e Bashkimit Europian.

Altin Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) thotë për Monitor se kanë nisur diskutimet teknike për të vlerësuar mundësitë e heqjes së tarifave roaming edhe me vendet e Bashkimit Europian.

“Në momentin që do të anëtarësohemi në BE, sigurisht që do të përfitohet roam like at home, si çdo vend anëtar i BE-së. Megjithatë, ne jemi në negociata për ta mundësuar një process të tillë edhe përpara anëtarësimit, me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe me Komisionin Europian dhe ministritë përkatëse për komunikimet elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi ka filluar, me qëllim për të përgatitur një udhërrëfyes apo roadmap sesi mund të realizohet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të reduktojnë tarifat roaming me vendet e BE-së, deri në heqjen e plotë të tyre. Pra, jemi në diskutime dhe po kryhen analizat dhe studimet e duhura për reduktimin deri në heqjen e tarifave roaming me BE-në,” thotë z.Rrapaj.

Bashkimi Europian u bë hapësira e parë e përbashkët që vendosi heqjen e tarifave roaming, duke filluar nga muaji qershor 2017. Modeli i Bashkimit Europian u zbatua edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që, me koordinimin dhe ndërmjetësimin e Komisionit Europian, në vitin 2019 ndërmorën një proces të ngjashëm.

Ai nisi me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, me dy etapa, deri në heqjen e plotë të tyre, duke filluar nga 1 korriku 2021. Operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Përëndimor. Kjo vlen edhe për njësitë e komunikimit të paketave ofertë, që përdoruesit do të vazhdojnë t’i përdorin lirisht edhe në roaming. Heqja e tarifave roaming do të lehtësojë komunikimin në lëvizjet e punës dhe turizmit të shtetasve brenda rajonit.

Për Ballkanin Perëndimor ky hap mundësua nëpërmjet një marrëveshjeje politike mes të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Heqja e roaming me BE-në do të kërkojë marrëveshje të ngjashme të Unionit me secilin vend të rajonit, për sa kohë nuk ka sinjale të një anëtarësimi të shpejtë për asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, hollësitë e këtij procesi dhe rruga që do të ndiqet ngelet për t’u detajuar, në nivel politik, ligjor dhe teknik./MONITOR

Lajme të lidhura

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

Çmime europiane, por paga shqiptare! Paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

10:55 - 30/08/26
Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës
Aktualitet

Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

09:45 - 30/08/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

Vendet e Rajoni ulin taksat për të mbrojtur konsumatorët, Shqipëria kryeson për naftën më të shtrenjtë

08:17 - 28/08/26
Para
Sekuestrohen mbi 94 mijë paund të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 49-vjeçari nga Dimali

Sekuestrohen mbi 94 mijë paund të padeklaruara në Kakavijë, nën hetim 49-vjeçari nga Dimali

TË FUNDIT

Ekzekutohet me armë gjahu kreu i Camorra-s në Napoli, u gjet i vrarë në makinën e tij
Botë

Ekzekutohet me armë gjahu kreu i Camorra-s në Napoli, u gjet i vrarë në makinën e tij

08:39 - 31/08/26

Raffaele Afeltra, i lidhur prej vitesh me fraksionin Afeltra-Di Martino, u qëllua disa herë në një pritë në zonën e...

Lexo më shumë
Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohe 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohe 8 anëtarët e një familjeje në Spille

08:27 - 31/08/26
U shpall Kampion i Globit pas triumfit në Londër, Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

U shpall Kampion i Globit pas triumfit në Londër, Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

08:10 - 31/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 31/08/26
Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

07:44 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com