GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milani la dy pikë të tjera në Serie A teksa në ‘Artemio Franch’, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Fiorentinën, një barazim që erdhi vetëm në minutat e fundit me golin e Nkunku. Dicka që nuk i pëlqeu aspak Massimiliano Allegrit që u largua për në dhomat e zhveshjes i nervozuar me të tijët pak para fërshëllimës së fundit të arbitrit Massa.

Pasi u qetësua, trajneri i Milanit për mediat italiane bëri  analizën e këtij frenimi të skuadrës së tij që ishte i dyti radhazi për kuqezinjtë pas atij në ndeshjen me Genoan.

‘Bëmë një pjesë të parë të mirë, pa ia dalë që të shënonim-tha Allegri-nuk është se në futboll mund të kesh 100 raste. Është e nevojshme të jesh më i saktë, për pak kohë kemi qenë të tillë, kurse tani jemi më pak. Në pjesën e dytë, Fiorentina ushtroi pak më shumë presion. Pas avantazhit 1-0, u treguam të duruar për të cuar shumë topa pranë zonës. Pas barazimit 1-1 bëmë të njëjtin gabim si me Genoan. Shtatë minuta shtesë janë shumë, topi duhet luajtur më mirë pranë zonës dhe djemtë e dinë këtë, duhet të përmirësohemi patjetër. Pësuam gol nga një goditje standarde, duhet të jemi të kujdesshëm, janë momente të vendosin ndeshjen’

Massimiliano Allegri më pas theksoi domosdoshmërinë që skuadra e tij të kthehet te fitorja

‘Duhet të mendojmë për veten tonë, duhet të kthehemi te fitorja-vijoi Allegri-mungojnë akoma shumë pikë. Duhen edhe 34-36 pikë për të hyrë në Champions. Të ecim ngadalë, të mos e humbasim nga sytë realitetit. E nisëm duke ndryshuar 55% të skuadrës, e nisëm mirë, por duhet të jemi kërkues me veten tonë dhe të përpiqemi të përmirësohemi. Djemtë janë një grup i jashtëzakonshëm, po punojmë. Momentalisht jemi të dytët në klasifikim dhe ky është një rezultat i mirë. Kemi edhe shumë ndeshje përpara dhe duhet të vijojmë rrugëtimin tonë’.

gijotina.com/

Etiketa: massimiliano allegri

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com