GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas Belind Këlliçit me Tiranën, autobusët falas edhe në Nju Jork

17:05 - 06/05/23
në Aktualitet, Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas Belind Këlliçit me Tiranën, autobusët falas edhe në Nju Jork
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga: Beqir Sina

NEW YORK: Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit në Tiranë, Belind Kelliçi, ka ndar me qytetarët në fushatën e tij për kryetar të Tiranës, metropolit shqiptar 5 prioritetet e programit të tij për drejtimin e bashkisë pas 14 majit, duke ritheksuar dhe njëherë angazhimin e tij kryesor, autobusin falas.

Këlliçi, është shprehur se shërbimi i transportit publik falas, jo vetëm për kryeqytetin por do të ofrohet edhe për zonat rurale, në kuadrin e bashkisë së Tiranës, të cilën thuhet se ai ka shance që ta fitojë, duke sfiduar Erjon Veliajn e Edi Ramës.

Mirpo, çështja e vendosjes së autobusve falas në linjat urbane në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nëse fiton më 14 maj, Belind Këlliçi, ka “frikësuar” dhe ka trazuar rëndë “nervat” dhe ka prishur “ tallavan” e fushatës Velijaj- Rama, duke ja zvenitur “humorin” e entusizmit të tyre.

Keyebashkjaku më propogandues që njeh bota, Erjon Velija, dhe “shpurra” e tij propogandistike e të së majtës qeveritare në Shqipëri, shtypi “vegël” e propogandës Rama – Veliaj, e quan prioritetin e Këlliçit, për autobus falas për Tiranën, si “çmendurinë” e kandidatit për Tiranën.

Ata duke i mashtruar votuesit kryeqytetas me informacione se ky është i pa mundur(Mission Impossible), ngase nuk ka asnjë vend në botë, simabs tyre që ta bëjë këtë, e jo më Belind Këlliçi i kualicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kethy Hochul Guvernatorja e Nju Jorkut, që sapo ka fituar zgjedhjet vitin e kaluar duke mundur republikanin Lee Zeldine, e cila në fushatën e saj vitin e kaluar, njësoj si sot kandidati për Tiranën, u premtojë njujorkezve se nëse votonin për të, një nga pesë prioritetet kishte ajo ishte edhe autobusët falas për Nju Jorkun.

Çfarë ndodhi! Ajo fitoi zgjdhjet edhe me votat e atyre që e besuan se Nju Jorku, do të ketë autobus urban falas si në kohën e pandemisë Covid-19. (Sipas të dhënave zyrtare të votave nga Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve, Hochul mori 2,957,602 vota ndaj 2,666,065 të Zeldin. Kjo është një diferencë prej 5.6 pikësh e fitores për Hochul.)

Kethy Hochul Guvernatorja e Nju Jorkut, njoftoi së fundmi se një nga pikat kryesore të tranzitit të Buxhetit të VF 2024, përfshin 15 milionë dollarë për të financuar një program pilot që ofron pesë linja autobusësh pa pagesë në qytetin e Nju Jorkut.

MTA do të mandatohet të zgjedhë një rrugë autobusi një në secilën nga pesë bashkitë e NYC për t’u ofruar njujorkezëve udhëtime falas.

Legjislacioni, është në gjendje të zgjasë vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj – një kohë shumë më e shkurtër se sa piloti dyvjeçar Hochul njoftoi më parë. Sipas Zëvendës Udhëheqësit të Shumicës së Senatit, Mike Gianaris, drejtimi i programit pilot më shumë se një vit do të kërkonte që MTA të përfundojë një rishikim mjedisor federal, duke vonuar kështu fillimin e programit krejtësisht.

“MTA është “kapilari” i jetës së qytetit të Nju Jorkut dhe ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në kthimin e udhëtarëve në nivelet para pandemisë,” tha Guvernatoria Hochul. “Me këtë buxhet, MTA do të ketë burimet që i nevojiten për të vazhduar t’u shërbejë njujorkezëve për vitet në vijim. Unë përshëndes udhëheqësin e shumicës Stewart-Cousins dhe Speaker of NYS Heastie për këtë proces bashkëpunues që do të sigurojë stabilitet në sistemet tona të tranzitit dhe do të bëjë të qartë se banorët e Nju Jorkut, pavarësisht nga kodi i tyre ZIP, meritojnë akses në tranzit të besueshëm, dhe falas”

Përveç autobusëve falas, Guvernatori Hochul do të ndërmarrë gjithashtu veprime për të rritur sigurinë e korsive duke zgjeruar programin Automatic Bus Lane Enforcement (ABLE) të NYC për të mbuluar shkeljet shtesë që pengojnë autobusët, duke përmirësuar shërbimin e autobusëve për korsit dhe duke reduktuar gjasat e aksidenteve.

Programi “Pilot” është një mënyrë për t’i kthyer njujorkezët në sistemin e autobusëve, falas” tha ajo.

Kërkesat e legjislacionit përfshijnë:

MTA duhet të zgjedhë se cilat linja do të jenë falas brenda dy muajve pas kalimit të buxhetit
Udhëtimet falas nuk lejohen t’i kushtojnë MTA më shumë se 15 milionë dollarë

Linjat e autobusëve nuk mund të ndajnë hapësirën e rrugës me linjat e tjera të autobusëve

Autobusët falas ka të ngjarë të hyjnë në fuqi në tetor. Pasi të përfundojë programi pilot, Hochul thuhet se pret që MTA të zgjasë shërbimin falas të autobusëve deri në vitin 2025.

Etiketa: autobuseBelind KelliciNju JorkTirane

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Secili Mbretin e vet

Secili Mbretin e vet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com