GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas Berishës, Basha largon dhe LSI-n nga grupi parlamentar, ja si do jetë ndarja në parlament

16:48 - 13/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Berishës, Basha largon dhe LSI-n nga grupi parlamentar, ja si do jetë ndarja në parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur, pak para seancës plenare, grupin parlamentar të PD.

Opozita do të krijojë tre grupe parlamentare. Kështu, në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të Partisë Demokratike, pasi një grup parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Për këtë arsye, PD do t’i japë PDIU, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar.

Gjithashtu, PD do iu japë 3 deputetë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. Sa i përket, Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbetet “i ngrirë” raporti i PD me LSI, pasi nuk ka pasur kontakte mes tyre për dhënie-marrje deputetësh.

Më herët, gjatë orëve të paradites së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me 7 deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Rushaj.

Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Në këtë takim është diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë.

Në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit. Një orë para seancës ne PD është njoftuar mbledhja e grupit parlamentar.

Etiketa: grupi parlamentarLSILulzim Basha

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Ndërtoi pa leje në Ksamil, arrestohet 51-vjeçari

Ndërtoi pa leje në Ksamil, arrestohet 51-vjeçari

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com