GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve/ Kreu i SPAK nuk tregon cili ministër po hetohet, ILD-KLGJ nuk komenton/ Kushtetuesja: Nuk intimidohemi!

14:57 - 13/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve/ Kreu i SPAK nuk tregon cili ministër po hetohet, ILD-KLGJ nuk komenton/ Kushtetuesja: Nuk intimidohemi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në regjistrin e Transparencës për muajin prill SPAK ka shkruar se një ministër është nën hetim aktualisht.

Në lidhje me emrin u pyet këtë të premte kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili nuk preferoi të japë një përgjigje, edhe pse mësohet se bëhet fjalë për Arben Ahmetajn, kur ka qenë ministër i Mjedisit.

Përgjigje nuk dha as Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili u pyet në lidhje me akuzat që kreu i qeverisë, Edi Rama, i bërë institucionit të tij një ditë më parë. Krerët e drejtësisë u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e Integrimit Evropian.

Por, përpara kamerave heshti edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

E vetmja që foli përpara mediave ishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj e cila komentoj deklaratat e kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj foli për mediat pas debatit në distancë mes kryeministrti Edi Rama dhe gjyqtarëve pasi unioni i këtyre të fundit kërkoi rritje pagash me 700 euro.

Ajo nuk e quajti presion deklaratën e kryeministrit dhe theksoi se për Kushtetuesen e rëndësishme është të garantojë publikun që gjykata funksionon e pavarur dhe e paanshme, gjë e bëri një ditë më parë përmes një deklarate.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon stadin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë por në mazhoritetin e vet vendimet tona janë të zbatueshme… vendime të caktuara për të cilat politika merr koston e vet nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera.

E rëndësishme është që gjykata funksionon. Gjykata doli dje me një deklaratë se detyra jonë është të garantojmë publikun që gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht me mendimet që vijnë nga të gjitha anët ndonjëherë edhe mendimet që jep media. Në thelb është që të sigurojmë publikun që ne jemi të paanshëm pavarësisht si bëjnë… Nuk beosj se deklarata (e Ramës) është presion, janë deklarata të zakonshme të palëve në proces, ju në media i jepni më shumë se ç’duhet zë opinioneve”, tha Zaçaj.

Kujtojme se me anë të një postimi në X, Rama e konsideroi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve si një shaka e hidhur, e cila nuk duhet të përsëritet.

Kërkesa e Unionit të gazetarëve për rritjen e pagave është depozituar në Kushtetuese më 3 mars 2025, ku aktualisht ka kaluar seancën paraprake. Në mes të qershorit, pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1pagat e gjyqtarëve

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut
Aktualitet

Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26
Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira
Aktualitet

Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

10:40 - 04/02/26
Para
Të miturit që u nxorën nga lumi në Arta nuk ia dolën dot! Prindi shqiptar dhuron organet

Të miturit që u nxorën nga lumi në Arta nuk ia dolën dot! Prindi shqiptar dhuron organet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Lexo më shumë
Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

Dita e tretë e protestës në Velipojë, të moshuarit i bie të fikët: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video)

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video)

11:04 - 04/02/26
Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

Tabaku me kongresmenët amerikanë: Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira

10:40 - 04/02/26
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

10:11 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com