GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas deklaratës së Vuçiç për kërcënime ndaj kompanisë ajrore të Serbisë, reagon Ukraina: Nuk janë të vërteta

09:22 - 19/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas deklaratës së Vuçiç për kërcënime ndaj kompanisë ajrore të Serbisë, reagon Ukraina: Nuk janë të vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç se shërbimi sekret i Ukrainës është mbrapa një serie të kërcënimeve mashtruese me bomba kundër fluturimeve të kompanisë Air Serbia për në Rusi.

Vuçiç ka pretenduar, pa ofruar të dhëna, se shërbimet e jashtme të inteligjencës në Ukrainë dhe në një shtet të paidentifikuar të Bashkimit Europian janë mbrapa kërcënimeve.

“Deklaratat e Vuçiçit për përfshirjet e dyshuara të Ukrainës në kërcënime me bomba ndaj aeroplanëve serbë që udhëtojnë në Rusi, nuk janë të vërteta”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko përmes një deklarate.

Zyrtarë tjerë serbë kanë pretenduar se kërcënimet janë bërë nga Ukraina apo Polonia.

Kompania serbe është e vetmja në Europë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian për fluturimet nga dhe drejt Rusisë, prej shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Disa fluturime të planifikuara për në Moskë dhe Shën Petersburg janë vonuar apo anuluar, pasi ka pasur kërcënime anonime për bomba.

Vuçiç ka thënë se ndonëse fluturimet drejt Rusisë nuk janë profitabile për shkak të kthimeve të shpeshta në Beograd, ato do të vazhdojnë të realizohen “për shkak të parimeve tona”.

Serbia ka votuar për miratimin e tri rezolutave në Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, mirëpo ky shtet nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Ministria e Jashtme ukrainase ka shprehur zhgënjim që Serbia, vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mbështet ende sanksionet e bllokut evropian kundër Rusisë./REL

Etiketa: deklarate e VucicKompania serbe ajroreOleg Nikolenkoreagon UkrainaREL

Lajme të lidhura

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit
Botë

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje
Botë

Evakuohet aeroporti Kansas në SHBA, pas raportimeve për kërcënime, FBI në vendngjarje

21:05 - 08/03/26
Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha
Botë

Irani sulmon me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha

20:30 - 08/03/26
Para
Nëntë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Nëntë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com