GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pas denoncimit dhe anulimit, Mariglen Disha manipulon sërish tenderin 750 MLN lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas denoncimit dhe anulimit, Mariglen Disha manipulon sërish tenderin 750 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, nuk ka ndërmend të ndërpres abuzimet me tenderët edhe pse disa çështje po shkojnë në instancat kontrollore. Një rast i tillë është me prokurimin që ka objekt “Sistemim asfaltim i rrugës Funarës-Zdranjsh, Njësia Administrative Orenje, Bashkia Librazhd”.

Pra, do të shtrohet një rrugë që lidh dy fshatra në këtë zonë, ku në lojë është një vlerë prej 750 milionë lekësh. Pavarësisht denoncimeve për shkeljet, Disha nuk ka ndërmend të kursejë asnjë lek nga ky fond, por kërkon me patjetër t’i shpërdorojë të gjitha.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte data 12 prill 2024, por duket se procesi do të stërzgjatet, sepse më datë 2 prill 2024, pranë Komisionit të Prokurimeve Publike ka mbërritur një ankesë nga firma “Rej” shpk, në pronësi të biznesmenit Luan Kapri.

Gijotina.com ka bërë publike dokumentet se çfarë përmban denoncimi i bërë ku ndër të tjera theksohej se bashkia ka vendosur një listë punonjësish që duhet të jenë në dispozicion, por në fakt një pjesë e mirë e tyre nuk përputhen me objektin e tenderit. Duke u shprehur se janë kërkesa të tepërta dhe i janë përshtatur vetëm ndonjë firmë të posaçme.

“Referuar natyrës së objektit të prokurimit i cili ka te bëjë vetëm me sistemim dhe asfaltim rruge, por referuar dhe zërave të punimeve të pacaktuara në preventivin bashkëlidhur dokumenteve të tenderit, rezulton se shumica dërrmuese e stafit mbështetës të kërkuar nuk gjendet në proporcion me objektin e kontratës, volumeve dhe vlerës së tij”, shkruan Kapri,

duke në lënë të kuptojmë që fondi limit i vendosur është tepër i lartë sepse do të behet vetëm rehabilitim i rrugës dhe jo ndërtim nga e para.

Më tutje ankimuesi thekson se “është kërkuar disponimin Përgjegjës për dëmet në mjedis, edhe kjo është një kërkesë e mbivendosur pasi në stafin inxhinierik është kërkuar prezenca e një inxhinieri Mjedisi, i cili vlerëson dhe ndjek realizimin e punimeve gjatë gjithë kohës me qëllim evidentimin dhe shmangieve të dëmeve të mundshme në mjedis”. Në thelb Kapri tregon se Disha ka përfshirë në dokumentet e tenderit staf që nuk është i nevojshëm ose janë të mbivendosur, çka automatikisht rrit edhe vlerën e fondit limit.

Pra, asaj kohe u vu theksi tek dy kritere që i japin përparësi një operatori të posaçëm dhe që nga ana tjetër rrisin fiktivisht shpenzimet.

KPP vendosi për anulimin e procedurës dhe i kërkoi kryetari Disha që të rishikonte dokumentet. Ky vendim nuk është zbatuar nga Disha, i cili ka hapur sërish garën për këtë tender.

Garën e ka shpallur më datë 17 korrik 2024 dhe sipas të dhënave do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 gusht 2024. Shihet se Disha ka hequr kriterin për ekspert zjarrfikës apo ekspert hidroteknik, por nuk janë reduktuar nga fondi limit shpenzime që ishin llogaritur për to.

Duke qartë se Disha e pa bërë pazarin se ku do të shkojnë ato lekë dhe nuk ka ndërmend ta ulë fondin limit. Prandaj, vazhdon me tenderin i cili është anuluar dy herë.  Open Data Albania i ka vendosur prokurimit “Flamurin e Kuq” që është shenja treguese e riskut të korrupsionit. Tashmë iu mbetet instancave përkatëse që të marrin masa. Ndryshe, pas ca muajsh do të shohim një rrugë e bërë shkel e shko dhe paratë do të kenë firuar pa arritur tek zbatimi i projektit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimfunaresmsriglen dishaorenjerrugatender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
“U hodha nga motori…”, Blendi Fevziu flet për aksidentin e rëndë

“U hodha nga motori...”, Blendi Fevziu flet për aksidentin e rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş