GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas disa shtyrjeve, premtim i ri për “Rrugën e Arbrit”: Në dhjetor, përfundon tërësisht…

19:30 - 07/08/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas disa shtyrjeve, premtim i ri për “Rrugën e Arbrit”: Në dhjetor, përfundon tërësisht…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po zhvillohen në segmentin e aksit rrugore, Ura e Cerenecit-Peshkopi. Gjatë inskeptimit, Balluku u shpreh se në Dhjetor të këtij viti, pritet të përfundojë tërësisht Rruga e Arbrit. Balluku shtoi se Tiranë-Peshkopi do të përshkohet për 1 orë e gjysmë.

“Me ç’duket, dhjetori 2024 do jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit, me një shpresë shumë të madhe, jemi drejt përfundimit të armatimit të të gjithë tunelit.

Janë 400 metrat e fundit. Ne do të jemi gati edhe me këtë vepër. Me përfundimin e kësaj rruge, zgjidhet njëherë një ngërç që kishte të bënte me aksesin. Do kemi mundësi të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë në 1 orë e gjysmë”, theksoi ajo.

Ky është premtim i radhës ndërkohë që ka  rruga duhej të ishte mbyllur para 4 vjetëve, sipas marrëveshjes koncesionare me “Gjoka Konstruksion”.

Në mars 2018 qeveria Rama nënshkroi marrëveshjen koncesionare me kompaninë Gjoka për të vijuar projektin e nisur nga qeveria Berisha. Kur nisi koncensioni, ishin përfunduar plotësisht 20.12 kilometra të saj, me 15.1 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.3 kilometra të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues. Por qeveria Rama në mandatin e tij të dytë u angazhua për përfundimin e rrugës së Arbrit por duke ndryshuar projektin, e ndërtuar në tjetër gjurmë. E gjitha rruga është 54 km, me 6 tunele e disa ura dhe vlera e investimit të privatit sipas marrëveshjes, është rreth 40 miliardë lekë. Rruga e Arbrit është cilësuar si një projekt historik nga të dy qeveritë duke u krenuar gjithsecili për të. Por në fakt ky projekt i cili ka zgjatur gati dy dekada dhe ende nuk ka përfunduar.

Sipas të dhënave të tre marrëveshjeve, privati do investojë afro 41 miliardë lekë, ndërtim, mirëmbajtje dhe oponencë teknike. Por qeveria do ja shlyejë borxhin koncesionarit për 13 vite së bashku me interesat.

Disa muaj pasi nisi projekti, në tetor 2018, nën shoqërinë e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, Rama teksa inspektoi punimet në rrugën e Arbrit, ka shprehur se projekti do të përfundonte një vit përpara përfundimi të afatit, pra në 2021. Në fakt sipas marrëveshjes, rruga duhej të hapej në vitin 2020 ndërsa ndërtimi do përfundonte në 2022.

Më pas u bë një shtyrje e re e kohës së kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025. A do të mbyllet para afatit?

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1rruga e arberit

Lajme të lidhura

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Para
‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike

‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Lexo më shumë
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com