GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Pas dorëheqjes, Qëndro mesazh thumbues për Lelin: Mbusha disa gropa, jo ato të asfaltit

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas dorëheqjes, Qëndro mesazh thumbues për Lelin: Mbusha disa gropa, jo ato të asfaltit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afrim Qëndro i cili prej disa kohesh ka mbajtur detyrën si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme nga ky post. Një ditë pasi Gijotina.com raportoi se gjatë mbledhjes me Arben Ahmetajn, Qëndro paralajmëroi se do të largohej nga Vlora, vetë socialisti e konfirmoi këtë gjë ditën e sotme në një prononcim për mediat.

Ai u shpreh se kishte përmbushur detyrat në Vlore dhe tani do kthehet pranë familjes në Tiranë.

“Unë sot nuk dorëzova vetëm detyrën, kam ardhur politikisht me vendim të kryesisë së PS në 2016-ën. E kam kryer këtë detyrë për vite me radhë. Në një moment të caktuar kryeministri më ka kërkuar në korrik të vitit të kaluar në asamblenë e PS në Vlorë. Më ka kërkuar që të kryej dhe detyrën e nën kryetarit të Bashkisë në Vlorë, ka pasur dy objektiva, ndjekjen e zhvillimin e të gjitha projekteve të Qeverisë shqiptare dhe punët që çalonin në Bashkinë e Vlorës. Drejtuesi politik me të cilin isha unë bashkudhëtar ka ikur me një detyrë tjetër në PS, unë mendoj se dhe detyrat e mia kanë mbaruar këtu dhe do shkoj në Tiranë, pranë familjes time. Me Damianin na bashkoi ky udhëtim politik, unë do iki me detyrë në partinë në Tiranë”.

Duke thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli, ai tha se në Vlorë ka mbushur dhe disa gropa, dhe se nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit.

“Në funksionim e punëve në Vlorë ka pasur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka pasur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë në errësirë dhe sot është i ndriçuar. Ka pasur një gropë se mbytej Novosela dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka pasur probleme dhe në disa lagje si Llonxhë, Karabash ku s’ka pasur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyllur. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyllur nëpërmjet punës. Jam munduar që të flas pak, përmes punës. Përveç punëve që kam bërë në Vlorë, lagjia e Coles ose zona e Kumes, ujësjellësi që pritet të nisë shumë shpejt në Novoselë. Unë kam dorëzuar sot para detyrës dhe tre projekte të tjera,”- tha ai.

Qëndro e ka mbyllur deklaratën e tij duke falenderuar socialistet e qarkut Vlorë për rezultat, ndërsa pyetjes nëse Leli e priti dorëheqjen në zyrë,  Qëndro e injoroi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Etiketa: afrim qendroDritan Leli

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Mbaron ndeshja Butrinti-Laçi, ndalen kurbinasit  

Mbaron ndeshja Butrinti-Laçi, ndalen kurbinasit  

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com