Është zbuluar destinacioni i radhës i ish – kryeministrit Berisha, i cili do të zhvilloj bashkëbisedimin e tij me demokratët nën moton “Foltorja”.
Pas Durrësit, Sali Berisha do të takohet me demokratët e Shkodrës të premten në orën 18:00 tek Kinema Millenium.
“Foltorja” e ish kreu të PD nisi pak javë më parë pas vendimit të kryetarit aktual Lulzim Basha për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për shkak të ultimatumit nga SHBA që e ka shpallur atë “non grata”.
Ish kryeministri ka kërkuar në të gjithë takimet largimin e Lulzim Bashës, duke hedhur akuza ndaj tij se bashkëpunon me Edi Ramën.
Ditën e sotme, lideri historik Sali Berisha do të zhvilloj “Foltoren” me demokratët e Durrësit.