GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pas dy ankesave, KPP anulon tenderin prej 264 mln lekë për bojë printerësh për Kryeministrinë

21:23 - 17/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas dy ankesave, KPP anulon tenderin prej 264 mln lekë për bojë printerësh për Kryeministrinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër tender i bërë nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka përfunduar në zyrat e Komisionit të Prokurimeve Publike. Në datën 7 korrik 2021, kjo agjenci ka hapur procedurën me numër reference REF-00454-07-07-2021, me qëllim blerjen e tonerave, ose siç njihet ndryshe bojë printeri, për Kryeministrinë dhe institucioneve në varësi të saj. Ky tender kap fondin limit prej 26,355,605 lekëve të reja, ose rreth 264 milionë lekë të vjetra.

Në këtë tender kanë marrë pjesë në garë dy kompani, “Marketing & Distribution”, e cila ka ofruar 8,291,138 lekë të reja, ose rreth 83 milionë lekë të vjetra. Dhe kompania “Infosoft Office” e cila ka ofruar 11,126,012 lekë të reja, ose rreth 111 milionë lekë të vjetra dhe të dyja kompanitë janë skualifikuar nga gara.

Por kompania “Infosoft Office” nuk ka qenë dakord me skualifikimin, pasi sipas saj arsyeja që është skualifikuar për mos paraqitjen e një katalogu për secilin lloj të tonerit, nuk qëndron. Për këtë, i është drejtuar KPP me një ankesë dhe në të sqaron se para se të skualifikohej, Autoritetit Kontraktues, pra të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, i ka kërkuar kompanisë një korrigjim të gabimit aritmetik, ku kompania i është përgjigjur në bazë të ligjit. Sqarimin e kompanisë, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e kishte vlerësuar si të rregullt. Në këtë kuptim edhe katalogu i paraqitur nga ana e kompanisë ishte vlerësuar si i rregullt, dhe oferta e kompanisë kishte kaluar fazën e kualifikimit.

Pra, edhe katalogu i paraqitur nga ana e kompanisë ishte vlerësuar i rregullt dhe përmbushte kërkesën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Por papritur në momentin e marrjes së klasifikimit, Agjencia çuditërisht ka ndryshuar mendim, me pretendime për katalogun e paraqitur nga ana e “Infosoft Office” i cili më parë ishte vlerësuar si i rregullt pa sqaruar asgjë se cilën kërkesë konkretisht nuk plotëson ky katalog. Sipas kompanisë, katalogu i paraqitur përmban informacion të detajuar lidhur me tonerat që ka ofertuar. Pasi e ka gjykuar ankesën, KPP ka vendosur që autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Infosoft Office” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, duke e kualifikuar këtë kompani.

Por, ndryshe nga sa ka kërkuar KPP, Agjencia e Bledi Çuçit sërish nuk e ka kualifikuar kompaninë në fjalë, kësaj radhe me arsyetimin se oferta e paraqitur prej saj nuk arriti që të bind Agjencinë e Çuçit se ajo është e rregullt në të gjitha elementet e saj. Pra, siç duket, oferta e kompanisë “Infosoft Office” që ka menduar ta kryej punën me rreth 153 milionë lekë më pak nga ç’ka vendosur agjencia, Çuçit nuk u pëlqen.

Por kompania “Infosoft Office” SHPK, duke qenë se është e bindur në dokumentet dhe propozimate e saj që i ka të rregullta dhe brenda ligjit, përsëri i është drejtuar KPP-së me një ankesë të dytë për këtë tender. Në arsyetimin e saj, kompania shprehet se oferta e paraqitur prej tyre është diskutuar me furnitorët e tyre enkas për këtë tender, ku për të bindur KPP-në e ka sqaruar edhe me tabelat e çmimeve në detaj. Sipas kompanisë, fatura e blerjes së produkteve, fletë zhdoganimi të produkteve si dhe analizën e detajuar të kostos për çdo artikull, janë të paraqitura.

“Po të analizohen çmimet e paraqitura në to, shihet lehtësisht që produktet janë blerë apo do të blihen me çmime më të ulëta se ato të paraqitura në tender, duke vërtetuar plotësisht që kompania jonë ka të gjitha mundësitë reale për ti siguruar produktet e prokuruara me çmime më të ulëta sesa ato të ofertuara. Pra kemi vërtetuar me dokumentacion të shumtë që çmimet e blerjes së produkteve janë ato të deklaruara në analizën e kostos” – shprehet kompania në arsyetimin e ankesës së saj.

Dhe siç duket “inati” i drejt i kompanisë ka shkuar deri në fund, e cila ka bindur edhe KPP-në që të anulojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Infosoft Office” SHPK, si dhe të korrigjojë shkeljet, pra që të kualifikojë këtë operator ekonomik. Edhe kësaj radhe i janë prishur planet Çuçit që të shpenzojë miliona lekë të taksave të qytetarëve nëpërmjet kësaj Agjencie. Këtë na e tregon edhe insistimi i kompanisë në fjalë, e cila i ka shkuar deri në fund idesë që, punën që Çuçi do që ta bëjë me 264 milionë lekë të vjetra, kompania në fjalë e bën për rreth 111 milionë lekë të vjetra, ose e thënë më qartë, rreth 153 milionë lekë të vjetra më pak, që do t’ia kursejë taksave të qytetarëve.

 

Gijotinja.com

 

Etiketa: ankesaanulonbojeKPPkryeministriakryesore2printereshtenderi

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Vrau gruan në sy të vajzës së mitur/ Piloti grek: E dija që Caroline vuante…

Vrau gruan në sy të vajzës së mitur/ Piloti grek: E dija që Caroline vuante...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com