GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas energjisë, pandemia rrit dhe koston e drejtësisë: Qytetarët do paguajnë më shumë në 2022

10:40 - 23/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas energjisë, pandemia rrit dhe koston e drejtësisë: Qytetarët do paguajnë më shumë në 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2022 parashikohet të jetë i papërballueshëm për “xhepat” e shqiptarëve. Pas krizës energjitike në të cilën pritet të përballet vendi, taksave të shqiptarëve u ëshët shtuar edhe tarifa gjyqësore.

Theksojmë se zyrat e togave të zeza së fundmi janë në kolaps total, pasi implementimi i Reformës në Drejtësi, ka sjellë reduktimin e numrit të gjyqtarëve, ku tashmë po diskutohet edhe për shkrirjen e disa gjykatave të Apeli.

Në një Projekt-Draft të hartuar së fundmi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka dalë në përfundimin se tarifat financiare që bëjnë fjalë për shërbimet në Gjykata, duhet të rriten.
Ky projekt-draft që ende nuk është miratuar zyrtarisht nga KLGJ, ka dalë si rezultat i një studimi financiar të kryer nga ekspertët Klement Greca, Donika Muneka, Drejtore e Buxhetit, Financës dhe Investimeve, Çiljeta Prifti, Shefe Sektori e buxhetit dhe Financës dhe Rozeta Ivanova (Ndoja), Juriste.

Studimi, është mbështetur dhe nga ekspertët e huaj, Rene vanVeen, Tedi Dobi, Blerta Ngucaj që i përkasin misionit EURALIUS dhe Erion Fejzulla i misionin USAID.

Ndryshime të vlerës së tarifave do marrin të gjitha shërbimet gjyqësore që ofrohen në Gjykatën e Shkallës së Parë, atë të Apelit dhe në Gjykatën e Lartë.

Sipas projekt-draftit të gjitha shërbimet që sot ofrohen falas në gjykatat e vendit, pritet të tarifohen nga 50 lekë të reja deri në 2 500 lekë të reja.

Sakaq, vonesa në gjykimin e çështjes, shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme në gjykatat e shkallëve të parë të gjykimit, tarifohet me një shumë që varion nga 100 deri në 200 mijë lekë.


Në draftin e siguruar nga Oraneës Vonesa në gjykimin e çështjes, shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme në Gjykatat e Apelit, tarifohet nga 200 mijë lek deri në 300 mijë lekë të vjetra dhe sjellja e vonesës në Gjykatën e Lartë, tarfifohet nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Sipas projekt-draftit rritja tarifave gjyqësore për kërkesat e zakonshme dhe atyre të veçanta, do mund të sillte një ulje të lumit të kërkesave të bëra pa shkak, të cilat ngarkojnë gjykatat me gjykime të padobishme dhe nga ana tjetër sjellin një kosto të konsiderueshme financiare.

Për të shmangur një situatë e tillë, është menduar që çdo kërkesë të bëhet me tarifë financiare. Madje dhe një rekurs në Gjykatën e Lartë, që deri më sot ofrohet si shërbim pa pagesë, ka shumë gjasa që në të ardhmen sipas këtij studimi, të ketë vlerën prej 30 mijë lekë të vjetra, por pa përfshirë këtu paditë civile që kanë vlerë të përcaktuar të cilat do llogariten me për qindje, raporton Ora Neës.

Ndërsa çdo qytetar që kërkon të realizojë një njohje vendimin të gjykatave të huaja dhe deklarimin e ekzekutueshmërisë së një vendimi gjyqësor të huaj, duhet të paguajë 50 mijë lekë të vjetra.

Etiketa: drejtesienergji

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
VIDEO, basketbollistët e Lakers përleshen me njëri-tjetrin gjatë ndeshjen me Phoenix Suns

VIDEO, basketbollistët e Lakers përleshen me njëri-tjetrin gjatë ndeshjen me Phoenix Suns

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com