GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas finales së Champions/ E ardhmja? Inzaghi: “Do flas me klubin”; Luis Enrique: Trofeu, për vajzën time të ndjerë

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas finales së Champions/ E ardhmja? Inzaghi: “Do flas me klubin”; Luis Enrique: Trofeu, për vajzën time të ndjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simone Inzaghi është i hidhëruar pas humbjes së rëndë që Interi i tij pësoi në finalen e Champions League 5-0 kundër PSG, teksa pas ndeshjes për Sky mendoi edhe largimin.

“Jam krenar për këta djem për atë që kanë bërë në këtë udhëtim, padyshim që gjetëm një ekip më të fortë se ne, që meritonte të fitonte trofeun. Ne iu afruam ndeshjes keq, pësuam gola dhe pastaj u tërhoqëm, duke ua bërë punën më të lehtë. Humbja na lë me një hidhërim të madh, por nuk e fshin udhëtimin që kemi bërë. Ne të gjithë duhej të bënim më mirë sonte, unë i pari. Pa tituj, por shumë mirë gjithsesi. U thashë djemve se të gjithë duhet ta mbajnë kokën lart.

E ardhmja? Do ta shohim në ditët në vijim me klubin, pas dy finaleve të humbura në tre vjet ka shumë zhgënjim dhe hidhërim për të menduar për këtë. Do të flas për këtë me qetësi me klubin tim, i cili ishte pranë nesh këtë mbrëmje pavarësisht hidhërimit të madh. Ka shumë zhgënjim për të folur për të ardhmen, që nga 13 korriku kemi dhënë gjithçka që mundëm në 58 ndeshjet e mëparshme.

A do të jem në Kupën e Botës për Klube? Nuk di si të përgjigjem, jam këtu nga mirësjellja dhe respekti për ju. Kjo humbje më trishton shumë, e di që humbjet na bëjnë më të forte. Humbëm në Stamboll dhe më pas fituam kampionatin. Ka hidhërim, duhet ta mbajmë kokën lart, duke e ditur se sonte u përballëm me një ekip më të fortë’’, tha Inzaghi.

Pasi fitoi 5-0 finalen e Champions League kundër Interit, trajneri i PSG-së, Luis Enrique emocionoi dhe tregoi lidhjen e ekipit me tifozët. Ai u ndal edhe te e bija e ndjerë, Xana, e cila ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 9-vjeçare. Për trajnerin e PSG-së ajo është gjithmonë me të edhe pse jo fizikisht. Në 2015 ai e festoi trofeun e Champions League me të bijën, ndërsa sot mbeten kujtimet.

“Fituat një finale – Të bëjmë histori ka qenë një qëllim që nga fillimi i sezonit. Është koha për një festë të madhe. Ndjeva një lidhje të vërtetë midis lojtarëve dhe tifozëve. Mendoj se e meritojmë. Është e vështirë të luash në këtë nivel, por ne dinim si ta përballonim presionin.

Vjaza juaj e ndjerë – Ajo është me mua gjatë gjithë kohës, mungon fizikisht, por unë e ndjej që më sheh. Kur e fitova trofeun me Barcelonën festuam së bashku në fushë, sot mbeten kujtimet dhe prezenca e saj te unë’, tha Enrique.

‘Tripletë’ trofesh këtë sezon për PSG-në, që pas kampionatit dhe Kupës në Francë, fiton Champions League dhe ngjitet në majën e futbollit evropian.

gijotina.com/

Etiketa: Champions LeagueSimone Inzaghi

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Para
Festa kthehet në luftë në Paris, molotov nga ultrasit dhe gaz lotsjellës nga policia, 294 të arrestuar

Festa kthehet në luftë në Paris, molotov nga ultrasit dhe gaz lotsjellës nga policia, 294 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës
Aktualitet

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26

Një media italiane ka publikuar rrëfimin tronditës të gjashtë të rinjve nga Venosa, të cilët pretendojnë se pushimet e tyre...

Lexo më shumë
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26
Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

12:54 - 01/08/26
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër shkrirjes me Kavajën, miraton projektvendimin: Interesi i qytetarëve mbi çdo bindje politike

12:03 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com