GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas fitores/ Argjentinasit tallen me brazilianët, fyejnë anglezët

15:27 - 14/12/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas fitores/ Argjentinasit tallen me brazilianët, fyejnë anglezët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argjentinasit nuk e ndalën festën në minutën e 90- të ndeshjes së fituar ndaj Kroacisë me rezultatin 3-0. Por brohorimat vazhduan gjatë gjithë natës, kudo që rrahin  zemrat e kombit amerikano-jugor, i cili arriti në finalen e Kupës së Botës në Katar, ku pret të njohë kundërshtarin për t’u përballur për trofeun më të rëndësishëm.

Skena gëzimi të papërmbajtshme në fushë, në tribuna dhe në rrugët e mbushura me miliona tifozë të çmendur nga bëmat e Messit e shokëve të tij. Të cilat nuk kanë mbetur pas edhe kështu, teksa është rishfaqur një video e re e asaj që ndodhi në dhomat e zhveshjes menjëherë pas “pushtimit” të finales së 18 dhjetorit.

Tashmë gjatë Botërorit, në tokën e Katarit, ajo që doli nga shenjtëria e dhomave të zhveshjes (barku i stadiumit) kishte shkaktuar diskutime, duke hapur një polemikë pikërisht ndaj Albiceleste dhe Leo Messit.

Ndodhi me rastin e ndeshjes në fazën e grupeve kundër Meksikës, në një derbi të gjithë Amerikës Jugore, që nuk i shmangu “goditjet e ulëta”. Në të vërtetë shumë të ulëta, si në rastin e akuzave ndaj “Pleshtit”, fajtor për kryerjen e një akti ekstrem antisportiv.

Në video shiheshin lojtarët argjentinas që i gëzoheshin suksesit 2-0 ndaj meksikanëve, teksa kishin përzënë menjëherë fantazmat e Arabisë Saudite. Mes tyre edhe Leo Messi, i cili për një çast duket se ka goditur një fanellë të kombëtares meksikane me tabanin e këpucës. Video filtrohet në rrjetet sociale dhe i gjithë “ferri” shpërthen rreth yllit argjentinas, një vorbull polemikash dhe akuzash që më pas çojnë në kërkim-faljet ritual. Këtë herë incidenti duket se përsëritet, por nën objektiv nuk është ndonjë gjest në veçanti, por “refreni muzikor” i zgjedhur nga lojtarët e Albiceleste për të festuar finalen e Botërorit.

Krahasuar me videon pas fitores ndaj Meksikës, ajo që po çmend sot rrjetet sociale ka një kolonë zanore krejtësisht të ndryshme. Gjithmonë një himn gëzimi dhe lumturie, por që po shërben si shkas për polemika të reja. Më konkretisht është teksti i këngës së përdorur, “Yo soy así, soy argentino”, “Unë jam kështu, unë jam argjentinas”, një manifest i qartë i identitetit kombëtar, që megjithatë ka ngjallur bezdi te shumë veta, veçanërisht brazilianët dhe anglezët. Këto janë pikërisht dy vendet, të cilave iu referohet kënga, duke kujtuar rivalitetet e futbollit dhe ato politike.

Brazilian, çfarë ndodhi, pesë herë kampioni u rrudh/

Messi u nis për në Rio dhe u kthye me kupën/

Ne jemi grupi argjentinas, gjithmonë do të triumfojmë/

Unë jam i tillë, jam argjentinas, anglezët bij kur*ash, nuk do ta harrojmë Malvina”/

Unë jam i tillë, vij t’ju inkurajoj, Argjentinën e ndjek kudo /

Ky është teksti i këngës së kënduar nga Messi, Dybala dhe të gjithë anëtarët e “ekuipazhit” botëror të Scalonit, në një atmosferë festive që asgjë nuk mund ta parashikonte të kthehej në një polemikë të re.

Por cilat ishin referencat që ringjallën mosmarrëveshjen? Para së gjithash referenca e dyfishtë për Brazilin, i eliminuar nga Kroacia. “Brazilian çfarë ndodhi”, – thotë kënga, “pesë herë kampioni i botës u tkurr”, duke nënvizuar eliminimin e parakohshëm të favoritit numër për fitoren përfundimtare të “Katar 2022”. Kjo për të kujtuar disfatën e fundit (dhe ende djegëse) në Kupën e Amerikës 2021, mes Brazilit dhe Argjentinës, e fituar nga bardhekaltrit në shtëpinë e pesë herë kampionëve të botës (“Messi u nis për në Rio dhe u kthye me kupën”.

Por nëse sarkazma klasike e stadiumit është e rezervuar për kundërshtarët e futbollit të të gjitha kohërave, është pikërisht Anglia, ajo që preket keq nga teksti. “Anglezë, bij kur*ash, nuk do t’i harrojmë Malvinas”, – këndohet në një varg duke kujtuar vitin 1982 dhe përpjekjen (e dështuar) të qeverisë argjentinase për të rimarrë Ishujt Falkland (Malvinat) me një ndërhyrje ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar gjithmonë sovranitetin e saj. Një referencë e konsideruar e tepruar nga shumica, sigurisht jashtë vendit dhe kontekstit, e cila errëson edhe një herë atmosferën festive të kombëtares së Scalonit. Sidoqoftë, “banda argjentinase”, është gjithmonë e gatshme për të brohoritur.

??? “YO SOY ASÍ, SOY ARGENTINO…"

Los festejos de la Selección Argentina en la intimidad del vestuario. ¿La canción? Tiene varias dedicatorias y termina con el sueño de todos ?

? IG/nicolasotamendi30#FIFAWorldCup pic.twitter.com/EpeCTM47qG

— ??? ???????? ???? Argentina ?? (@sportingnewsar) December 13, 2022

Etiketa: argjentinasFestendeshje

Lajme të lidhura

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë
Breaking Views

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”
Breaking Views

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26
Para
“Le gjurmë në jetët tona”, Messi emocionohet nga fjalët e gazetares

“Le gjurmë në jetët tona”, Messi emocionohet nga fjalët e gazetares

Discussion about this post

TË FUNDIT

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?
Breaking Views

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura?

08:44 - 10/03/26

Partia Socialiste refuzon kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka...

Lexo më shumë
Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

08:30 - 10/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

07:46 - 10/03/26
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

07:32 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com