GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pas “ftohjes” me Veliajn, Dulakët i faturohen Sakos nga Rama: Çdo javë nga një tender, qindra milionë lekë…

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas “ftohjes” me Veliajn, Dulakët i faturohen Sakos nga Rama: Çdo javë nga një tender, qindra milionë lekë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga kompanitë më të privilegjuara nëpër tendera  është edhe ALBANIA MOTOR COMPANY në pronësi të familjes Dulaku. Mbi 100 milionë lekë ka derdhur krybashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako, për të blerë goma për makinën e saj dhe punonjësve të Bashkisë me oaratë që ia ka derdhur Dulakëve. Vetëm në këtë javë Gijotina.com ka denoncuar 4 tenderë të Sakos, të cilët janë zhvilluar pa garë dhe i janë dhënë oligarkëve të tenderëve. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-36947-07-22-2022 dhe me objekt “Blerje automjete për Policinë Bashkiake”. Kjo procedurë ka si fond limit shifrën prej 11,300,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 135 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në dokumentacionin e tenderit vihet re se ka marrë pjesë vetëm një kompani, pikërisht ALBANIA MOTOR COMPANY , për vlerën e ofruar 10,580,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 126 milionë lekë (të vjetra) me TVSH. Duke qenë e vetmja garuese është shpallur automatikisht fituese. Ndërsa, degëzim i kësaj kompanie është edhe ndërmarrja “Iner”, që merret me tregtimin e këtyre mallrave. Kjo kompani drejtohet nga  Genc Dulaku, pjesëtar i familjes Dulaku. Ndërkohë nga kërkimet e Gijotina.com ka rezultuar se brenda këtij viti Sako iu ka dhënë Dulakëve disa tendera pa garë.

Vetëm pak javë më parë Emiriana Sako ka shpërblyer me gati 400 milionë lekë të vjetra Dulakët në një tender ku janë kualifikuar vetëm ata. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-27550-05-05-2022 dhe me objekt “Blerje mjete për largimin e mbetjeve urbane”, për një fond limit prej 39,000,000 lekësh të reja pa TVSH ose gati 470 milionë lekë (të vjetra) me TVSH. Edhe në këtë rast i vetmi garues ka qenë kompania e familjes “Dulaku”.

Firma e vëllezërve Dulaku ka marrë me miliona euro nga institucione të ndryshme në 7 mujorin e parë të vitit 2022. Pas bashkisë së Durrësit, është KLGJ ajo që i ka dhënë tenderë me vlera të larta. Me firmën e drejtueses Naureda Llagami është organizuar një tender me objekt “Blerje Automjete”. Tenderi mban numrin e referencës REF-21856-03-11-2022 dhe ka si fond limit shifrën prej 11,128,000 lekë të reja, ose rreth 135 milionë lekë (të vjetra) me TVSH. Nëse hulumtojmë dokumentacionin e shpalljes së fituesit vihet re një çudi tipike e tenderave me abuzime.

Fitues është shpallur firma që ka ofruar vlerën më të lartë! Jo vetëm kaq, por rezulton se ka patur thuajse mungesë totale konkurrence, pasi kanë paraqitur oferta vetëm dy firma. Përkatësisht ALBANIA MOTOR COMPANY me vlerë 10.980.000 lekë të reja pa TVSH dhe PORSCHE ALBANIA SHPK me vlerë 9.560.000 lekë të reja pa TVSH.

 

Pse i mban Rama afër Dulakët?

Në vitin 2018 ka pasur një përplasje mes qeverisë dhe familjes oligarke, kur Genc Dulaku hodhi akuza që qeveria po tenton t’i cenojë fjalën duke i ndërhyrë në programet e televizionit që drejton Vizion Plus. Konkretisht, Dulaku asaj kohe ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se, se ka tentuar t’i censurojë.

Por, pas atyre “përplasjeve” e gjetën fjalën. Kompania “ALBANIA MOTOR COMPANY” ka marrë disa tendera në 2020, në prag të zgjedhjeve. Vëllezërit biznesmenë Ardian, Artan dhe Genc Dulaku, me kompaninë e tyre “Concord Investment”, gjithashtu kanë fituar dy herë statusin e “investitorit strategjik”. “Concord Investment” e vëllezërve Dulaku ka fituar statusin e investitorit strategjik për projektin e kompleksit turistik “San Pietro”, me sipërfaqe 334 mijë metra katrorë në Ishëm të Durrësit.

Por, pavarësisht këtyre, Dulakët vazhdojnë të kenë mardhënie jo të mira me Veliajn, ndërsa Rama nga ana e tij po i afron edhe më shumë biznesmenit në aferat korruptive të qeverisë. Këtu lind pyetja, mos vallë këto veprime të Ramës, janë për të nxjerrë jashtë loje Veliajn. Pasi prej javësh, me urdhër të Ramës, ministrja e Infrastrukturës ka nisur aksionin për prishjen e pallateve të biznesmenëve, të cilët kanë marrë lejë dhe tendera me miqësi nga Veliaj, ku nuk përfshihen Dulakët. Cilido qoftë raporti i Ramës ndaj Veliajt, ALBANIA MOTOR COMPANY” vazhdon të marrë tenderë pa garë duke fituar miliona euro.

©Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ardian DulakuErion VeliajGenc Dulakukryesore2Krysore2Ramatener

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Financimet ruse, Kryemadhi flet për takimin me Yuri Kim: Po na distancojnë nga BE

Financimet ruse, Kryemadhi flet për takimin me Yuri Kim: Po na distancojnë nga BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com