GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas humbjes me Erzenin, Shehi: Kishim 4 mungesa, por…

13:27 - 23/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas humbjes me Erzenin, Shehi: Kishim 4 mungesa, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi e mendon humbjen e djeshme ndaj Erzenit si një situatë të cilën skuadra e tij duhej ta kishte shmangur. Trajneri i bardhebluve theksoi pas sfidës se mungesat kishin ndikuar, ashtu si goli i shpejtë që pësoi ekipi.

“Ne shumë mirë mund ta kalonim ndeshjen në avantazh, por në situata kur ndëshkohemi dhe me një skuadër që rri me shumë mbrapa krijon vështirësi. Këto javë kemi pasur shumë vështirësi sa i përket dëmtimeve. Patrik vetëm dy ditë është stërvitur, Deliu është stërvitur vetëm dy ditë përpara për shkak dëmtimi. Limaj është jashtë, Toshevski me kombëtaren. Bëmë ndërrime dhe rrezikuam me lojtarë që vinin pas dëmtimit, u munduam t’i afrohemi portës e të jemi afër golit, por është e vështirë që kur të mbrohen… I patëm situatat, por goli ndryshon rrjedhën, nuk duhej të ndodhte që me një skuadër që luan mbrapa, të pësosh gol, se bëhet dyfish e vështirë.

Unë jam nga ata persona që nuk delegoj faje dhe nuk gjej fajtor. Kërkojmë të bëjmë më mirë dhe nuk është se gjej fajtor. Kjo është situata dhe do të mundohem të sqaroj. Sot e thashë që mund të bënim më mirë, por në futboll gjithçka ndodh, i japim merita kundërshtarit. Tani të shohim përpara.

Tentuam çdo mënyrë nga krahët, kur del në fundore duhet kros i mirë, që nuk e kishim. Kur ke pasin e fundit, krijon rrezikshmëri te porta kundërshtare. Mendoj se të gjithë lojtarët, pjesa e sulmit, përjashto Patrik se ka luajtur pak ndeshje, kanë dalë para portës. Edhe sot e kishim Xhixhën, edhe sot kishte rast, goditëm shtyllën me Hasanin, kishte raste Hila që mund të ndryshonte rrjedhën. Kemi mundësi të bëjmë mirë, kemi ende mundësi për të përmirësuar me organikë, se të mungojnë katër titullarë nuk është e lehtë, edhe në mesfushë kishim vetëm dy mesfushorë. Goli ndryshon gjithë situatën, kundërshtari shënon me një gjysmë rasti dhe e mbyll. Ne kishim ato tonat por kur nuk shënon, lojtarët bëhen konfuz e nervoz, nuk i vlerësojnë situatat si duhet për shkak të rezultatit.

Ne mund të kërkonim përveç fundores, ne kërkonim nga krahët dhe krosimet ndoshta duhej të ishin më të mira. Ndeshjen nuk e filluam siç duhet, në presion e ngushtim skuadre. Mbrojtësit tanë krijuan distancë të madhe që nuk duhej të ndodhte. Me zëvendësime kërkuam të mbanim topin në zotërim, kur hapej zona, e tepronim me mbajtje topi se kundërshtari ishte shumë i ngjeshur”, tha Shehi për “Oversport”.

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Portierja amerikane te Vllaznia: Champions një ëndërr, krenare që luaj në Shkodër

FOTO/ U përballën me Realin, futbollistja e Vllaznisë në formacionin e javës të Women’s Champions League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com