GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas humbjes me Marokun, Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali

12:32 - 11/12/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas humbjes me Marokun, Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas eleminimit në fazën e çerekfinaleve nga Maroku në Kupën e Botës, Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali. Ylli i futbollit shoqërohet nga nëntë lojtarë të tjerë që qendrojnë në Katar, pasi Federata Portugeze njoftoi se vetëm 14 lojtarë  do të ktheheshin në kryeqytetin portugez pas humbjes historike 1-0 të së shtunës mbrëma.

Krahas ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, në Katar do të qëndrojnë Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Ruben Neves, Rui Patricio, Raphael Guerreiro, Rafael Leao, Joao Cancelo dhe Maheus Nunes.

Nga skuadra fillestare prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës, Danile Pereira dhe Nuno Mendes tashmë ishin tërhequr për shkak të lëndimeve, duke lënë 24 lojtarë në turne – 14 prej të cilëve tani do të kthehen sot në Lisbonë rreth orës 17:15.

Lojtarët do të kthehen në Lisbonë, pavarësisht se ku luajnë me klube, qoftë me Porton (Pepe, Otavio, Diogo Costa), ose jashtë vendit si Ruben Dias (Manchester City) dhe Jose Sa (Wolves).

Ishte një Kupë Bote për t’u harruar për skuadrën e Portugalisë së Fernando Santos, e cila çaloi në çerekfinale ndaj Marokut, të cilët u bënë skuadra e parë afrikane që kalon në gjysmëfinale të një Kupe Botërore.

Por, ishte ndoshta një turne më i keq për kapitenin Ronaldo, i cili kthehet në shtëpi pa klub pasi kontrata e tij me Manchester Unitedin u prish pas intervistës së tij të bujshme me gazetarin Piers Morgan.

Gjatë garës, Ronaldo përsëri rrëmbeu titujt në shumë raste. Së pari, ai u kritikua për mënyrën në të cilën ai fitoi penalltinë kundër Ganës në ndeshjen hapëse të grupeve, përpara se të shënonte një gol kundër Uruguait, i cili u vërtetua se nuk e kishte prekur topin.

Më pas, pasi u la në bankë kundër Zvicrës në 1/8-tën, ai u pa duke u larguar nga fusha i vetëm, ndërsa shokët e tij të skuadrës vazhduan të festonin, dhe kundër Marokut ai u largua nga fusha menjëherë pas vërshëllimës së fundit.

Duke qenë në stol kundër Zvicrës, Ronaldo dështoi të nisë një ndeshje me eliminim direkt në turneun e madh për herë të parë që nga Euro 2008.

Etiketa: Cristiano RonaldoFutbollPortugali

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Situata në veri të Kosovës, Lista Serbe thirrje për vetëpërmbajtje

Situata në veri të Kosovës, Lista Serbe thirrje për vetëpërmbajtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com