GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas humbjes së mandatit, Ahmetajt i shpallet e pavlefshme edhe pasaporta diplomatike

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Ahmetajn: Nuk është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Ahmetaj, ish-zv.Kryeministri i cili ndodhet në arrati, ndërsa SPAK e ka shpallur në kërkim, ka humbur edhe pasaportën diplomatike.

Vendimi është marrë nga Qeveria, ndërsa Ahmetaj në fillim të janarit humbi edhe mandatin e deputetit, pasi mungoi për më shumë se 6 muaj në punimet e Kuvendit.

Sipas Top Channel, Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.

Ata njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.

Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.

Kjo lëvizje e qeverisë vjen vetëm dy javë pasi vendi Arben Ahmetajt si deputet u zëvendësua nga Plarent Ndrecaj.

Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në Korrik të vitit të shkuar Kuvendi i dha SPAK aprovimin për arrestimin e Ahmetaj por ai për ti shpëtuar përballjes, me arrestimin zgjodhi të largohej nga Shqipëria.

Në fund të vitit të shkuar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani u pyet për personin nën hetim Arben Ahmetaj nga ku deklaroi se:

“Për ne Arben Ahmetaj është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. S’mund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”, theksoi numri një i SPAK.

Etiketa: Ahmetajdiplomatikepasaporta

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Aktualitet

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
Para
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana arreston 23-vjeçarin gjerman në Rinas

Tentoi vrasjen e dy policëve, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Bruksel (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërmjet potencialit...

Lexo më shumë
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26
Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”

11:55 - 21/08/26
‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

11:37 - 21/08/26
Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com