GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas krizës politike në Austri, Karl Nehammer pritet të jetë kancelari i ri

09:43 - 04/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas krizës politike në Austri, Karl Nehammer pritet të jetë kancelari i ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 24 orësh trazirash politike, Partia Popullore në pushtet e Austrisë ka zgjedhur Ministrin e Brendshëm Karl Nehammer për të marrë detyrën si kreun e partisë dhe vendit. Nehammer do të jetë zgjedhja e tretë e partisë për kancelarin brenda disa javësh, pasi Sebastian Kurz u largua nga pushteti në tetor. Turbulencat politike në Austri duket se tashmë janë qetësuar. Partia në pushtet ÖVP u godit rëndë të enjten në mëngjes kur lideri i saj, Sebastian Kurz, njoftoi dorëheqjen nga të gjitha postet politike. Ky vendim nuk e goditi vetëm partinë më të madhe në Austri, por edhe qeverinë, të cilën Kurz e udhëhiqte deri në muajin tetor. Për shkak të një skandali për korrupsion, Kurz u detyrua të lirojë postin e kancelarit, e më pas edhe të funksioneve të tjera në politikë. Vetëm pak orë më vonë, të njëjtin veprim e bëri edhe pasardhësi i Sebastian Kurz-it, Alexander Schallenberg, i cili drejtoi qeverinë austriake për 52 ditë. Vala e dorëheqjeve vazhdoi edhe në mbrëmje me ministrin e Financave, Gernot Blümel. Ndërkohë të premten dorëheqje dha edhe ministri i Arsimit, Heinz Fassmann.

Kur Austria pritej të shkonte në zgjedhje të reja, duket se në vend të zgjedhjeve, gjendet një zgjidhje. Të paktën kështu do të jetë deri në pranverë. Partia Popullore e Austrisë të premten e emëroi kryetar partie dhe kandidat për kancelar ministrin e deritashëm të Punëve të Brendshme, Karl Nehammer. “Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga kryesia e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, tha Nehammer para gazetarëve. Me ardhjen e Karl Nehammer kancelar, partia në pushtet do të riorganizojë edhe kabinetin qeveritar. Disa emra të rinj do të zëvendësojnë ministrat e larguar, kurse disa të tjerë do të kthehen në postet e kaluara. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë me ministrat e partnerit qeveritar, nga Partia e Gjelbër.

Ministrat e tjerë do të vazhdojnë punën në postet e tyre që kanë deri tani.
Tani i përket presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet dhe pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Etiketa: austrikarl nehammer

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
Real Madrid, afër transferimit të lojtarit të Bayern Munich

I harruar te Bayern, kush është lojtari që pëlqehet nga Mourinho?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com