GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas “$$KthesaKamzës2018$$”, Gent Progni “plas bombën” e radhës

20:11 - 24/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas “$$KthesaKamzës2018$$”, Gent Progni “plas bombën” e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse Shqipëria pësoi një valë të gjërë sulmesh kibernetike mbi sistemet shtetërore, ku të dhënat tona dolën sheshit, duket se nuk janë marrë ende masa. Eksperti IT, Gent Progni denonocoi skandalin ku një problem i evidentuar që në vitin 2021 vazhdonte të ishte aktiv deri në konferencën e tij pak ditë më parë, ku ai demonstroi që mund të hyej lehtësisht në të dhënat e institucioneve. Këtë të premte Progni përmes një livestream-i në faqen e tij në Facebook, tha se pasi AKCESK i dha zgjidhje problemit të parë, ndonëse shumë i vonuar, është evidentuar një problematikë më e madhe. Këtë herë problematika ka të bëjë me vulosjen elektronike të dokumenteve në ‘e Albania’, shërbim që përdoret për çdo dokument që shkarkohet nga ky aplikacion. Progni deklaron se problemi me vulosjen këcënon shumë më shumë se problemi i parë sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve. Ai i ka ofruar ndihmën e tij AKSHI- dhe AKCESK që të zgjidhet problemi.

“Kjo problematikë është më e rëndë se denoncimi i parë përsa i përket sigurisë së të dhënave personale të shqiptarëve në e-albania. Kjo ka të bëjë me procesin e vulosjes elektronike në e-albania, çdo gjë që gjenerohet në këtë aplikacion dhe përdoret për bizneset apo për tu dorëzuar në institucione (si certifikatë, QKB, vërtetime, etj…) ka këtë problematikë. I bëj thirrje AKCESK dhe AKSHI që të bëj një stimulim në kohë reale për ti ndihmuar që të zgjidhin këtë problematikë. I ftoj të më thërrasin dhe po ju jap kohë deri pas 2 javësh që të më thërrasin dhe ti ndihmoj që të zgjidhet problematika, që është shumë e rëndë. Ti japim zgjidhje kësaj problematike që të mos përfundojë meme në rrjet si password-i “$$KthesaKamzës$$”.- denoncoi Progni.

Në konferencën e tij “Akshi dhe të Vërtetat” Progni tha se plot të pathëna u mbahen fshehur qytetarëve, por vendosin në rrezik të dhënat e secilit prej nesh.

Ndër të tjera, eksperti IT rrëfeu në konferencë se pas kërkimeve të tij ka zbuluar se Password-i i sistemit më të sigurtë kibernetik në Shqipëri është “$$KthesaKamzes2018$$“. Madje, ky Password vazhdon të mos ndryshohet, duke i lënë të dhënat të aksesueshme për të gjithë.

Më tepër detaje për këtë skandal qeveritar, Progni i zbulon ekskluzivisht për ‘Iconstyle’.

Ai tregon se nga hulumtimet e të dhënave që rrodhën nga iranianët, ka arritur të zbulojë email-et e majit 2021 të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me një ekspert të fushës për të ndërtuar aplikacionin e-Albania.

Mirëpo, ky person ka përdorur për ndërtimin e aplikacionit kode të marra nga jashtë që janë ende aktive, për të rezervuar taksi në një kompani të huaj.

Sipas Prognit, ky aplikacion vazhdon të jetë i hapur edhe në vitin 2023 dhe problemi vazhdon të ekzistojë, ndërsa në dokumentet e publikuara Password-i gjendet në textfile, që mund ta lexojë kushdo që ka njohuri kompjuterike dhe mund të bëjë Reverse Engineering.

 

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Horoskopi ditor për nesër, 15 Nëntor 2023

Këto shenja të horoskopit e ‘urrejnë’ vëmendjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com