GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas lajmit të shtatzënisë, Einxhel reagon ashpër ndaj komenteve negative (VIDEO)

në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
Pas lajmit të shtatzënisë, Einxhel reagon ashpër ndaj komenteve negative (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, Einxhel Shkira ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikime për fëmijën që po pret.

Si një person publik, ish-banores së “BBVIP” i ndodh që shpesh herë të përballet me komente negative nga ndjekësit në rrjetet sociale dhe së fundmi është vënë re se Einxhel tashmë i demaskon presonat të cilët e ofendojnë nëpërmjet mesazheve duke i publikuar fotot në InstaStory.

Së fundmi moderatorja ka vendosur të flasë për këtë ‘fenomen’ të cilën e ka shqetësuar goxha kohëve të fundit. Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Shkira u shpreh se ndjente nevojën të ndante opinionin e saj  dhe të përpiqet ta ndryshojë sadopak këtë problem pasi ka njerëz të cilët mund ta përjetojnë shumë keq.

“Arsyeja e kësaj video është sepse kam lexuar një pjesë të mesazheve tua që më keni dërguar në inbox. Që me të drejtë merakoseni se mos unë jam shqetësuar nga mesazhet negative ose komentet që cilat i kam postuar në Instagram. Ju falenderoj nga zemra për çdo këshillë e shqetësim tuajin.

Unë jo vetëm që jam shumë mirë, po thjesht më duken qesharake dhe absolutisht nuk arrijnë të depërtojnë në mirëqenien time apo të bebit. Jeta ime momentalisht dhe jo vetëm, jetën time jam munduar ta mbush me gjëra të bukura me njerëz që më duan, ta rrethoj me shumë dashuri dhe pozitivitet dhe të jem e paprekshme ndaj këtyre gjërave negative që njerëzit pretendojnë që më prekin. Sidomos në këtë fazë të jetës sime ku aureola e lumturisë sime, është e papërshkrueshme, kundra plumbave. Madje doja tu thoja dhe atyre që bëjnë komentet negative mos u lodhni se nuk është se do të arrini ndonjë gjë juve me ato komente, sepse nuk më plas.

Me sa më keni parë nuk hyj të kategoria e njerëzve që preken nga komentet që e tha njëra që është futur në ndonjë shpellë. Unë hyj tek ato njerëz që jam shumë e bindur për gjërat që bëj, që e dua veten time, që kam besim tek bindjet e mia. Dhe absolutisht kur them apo bëj diçka e kam menduar shumë më mirë se sa mendoni ju se e kam menduar. Kështu kursejani vetes. Arsyeja që i bëj postimet është jo për veten time por për situatën aktuale online dhe për persona jopublik.

Mendoj që ajo që duhet bërë nuk është të më thuash mua varja mos u merr me ato njerëz, e di se nuk ja vlen. Unë nuk po merrem me ato njerëz po merrem me fenomenin. Në vend që të më thuhet mua duhet drejtuar nga ata njerëz. Ata po bëjnë gjënë e gabuar, unë po bëj të duhurën jam e bindur për këtë. Nuk mendoj që kjo që po bëjmë ne do të ndryshojë botëkuptimin e njerëzve, por ekspozimi i tyre publikisht do të bëjnë që herën tjetër kur të shajnë do të mendohen dy herë. Duke qenë se nuk ka institucione për ta bërë këtë, është detyra jonë qytetare t’i dënojmë njerëzit në formën tonë. Është dëm psikologjik, jo në rastin tim se as që më plas, por ka persona që e përjetojnë në forma dramatike.

Është qesharake që kur dikush shan thotë kam të drejtën time të them çfarë të dua, dhe nuk e koncepton dot që edhe unë mund të them çfarë të dua. E fundit që kam për të thënë për vajzat dhe gratë në Instagram që komentojnë fjalë pjellje. Nuk e di nëse nëna juaj, ju vetë është njeri apo lopë. Sepse duhet të kishit kuptuar që një grua lind dhe lopa pjell. Të lindësh është një mrekulli dhe të c’vlerësosh këtë proces më duket gjëja më e ulët që jo vetëm një njeri por kryesisht një grua mund t’i bëjë vetës dhe një gruaje tjetër. Më shumë konsideratë kanë meshkujt se disa gra, kjo ka qenë indinjata ime më e madhe. Unë kaq kisha, do të dëgjohemi në lidhje më të këndshme. Faleminderit për çdo gjë pozitive, ju puth.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Etiketa: einxhel shkira

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
“Kapni kriminelët në Dubai”, Balla-Alibeajt: Asnjë shtet në botë s’ ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet

Balla i përgjigjet Dumës për tragjedinë e Himarës: Një idiot që u flak nga policia dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26

Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte...

Lexo më shumë
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com