GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pas Malit të Zi, Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Malit të Zi, Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria rezulton me çmimet më të larta të energjisë në Rajon pas Malit të Zi, sipas një botimi të fundit të EUROSTAT për ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit në konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit 2021.

Të dhënat nga databaza e EUROSTAT,  të ilustruara në grafikun bashkëngjitur, tregojnë se çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,093 euro në 6-mujorin e parë 2021. Nivel më të lartë se Shqipëria kishte vetëm Mali i Zi, me 0,097 euro për kilovat/orë.

Qytetarët e Kosovës kanë çmimin më të lirë në Rajon, me 0,060 euro për kilovat/orë. Në Bosnjë, qytetarët paguan 0,086 euro për kilovat/orë, në Serbi 0,081 euro për kilovat/orë.

Eurostat shpjegoi se çmimet e energjisë kanë ndryshuar ndjeshëm në vitin 2022, por në shumë vende të Europës, çmimi për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie për shkak të politikave subvensionuese që kanë aplikuar qeveritë.

Çmimet e energjisë për familjet gjatë vitit 2022 u rritën në 22 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Rritja më e madhe (e shprehur në monedhat kombëtare) u regjistrua në Çeki (+62% ), përpara Letonisë (+59%) dhe Danimarkës (+57%).

Të dhënat tregojnë ulje të çmimeve të energjisë elektrike për familjet midis Shteteve Anëtare: Holanda (-54%), Sllovenia (-16%), Polonia (-3%), Portugalia dhe Hungaria (të dyja -1%). Uljet në Holandë, Slloveni dhe Poloni ishin të lidhura me subvencionet dhe shtesat e qeverisë, ndërsa në Hungari, çmimet janë të rregulluara.

Në Rajonin e Ballkanit, përgjithësisht, çmimet nuk kanë ndryshuar në vitin 2022.

Shprehur në euro, çmimet mesatare të energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2022 ishin më të ulëtat në Holandë (5,9 € për 100 kwh), Hungari (9,5 €) dhe Bullgari (10,9 €) dhe më të lartat në Danimarkë (45,6 €), Belgjikë ( € 33,8), Gjermani (32,8 €) dhe Itali (31,2 €).

Në Shqipëri. çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë mund të rriten me tej këtë vit nëse qeveri aplikon tarifimin mbi dy fasha, ku konsusmi mbi 800 kilovat në muaj do të tarifohet me çmim tregu gati 45 euro për kilovat orë, me 4-5 fishim nga niveli aktual.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme për të qenë një eksportues neto i energjisë për shkak të pozicionit gjeografik me shume lumenj, diell dhe erë. Potencialet për të zhvilluar prodhimin energjisë së rinovueshme janë të larta, por politikat e qeverisë në këtë drejtim po ecin ngadalë më shumë borukraci./MONITOR

Etiketa: dritaenergjiRajon

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Nuk deklaronte pasurinë/ SPAK “kopsit” dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shëklzen Selimi

Nuk deklaronte pasurinë/ SPAK “kopsit” dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shëklzen Selimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

Nëse mendoni që kryebashkiaku i burgosur, Erion Veliaj, nuk e ka pranuar paktin e ofruar nga Rama, gaboheni. Marrëveshja e...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com