GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas Merkel, edhe Von der Leyen nis turin ballkanik në fund të shtatorit

10:55 - 15/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Merkel, edhe Von der Leyen nis turin ballkanik në fund të shtatorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisonit Europian, Ursula Von der Leyen, në përpjekje për të treguar mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka theksuar se do të mbajë një vizitë zyrtare brenda këtij muaji në rajon.

“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen.

Në fjalimin e saj vjetor mbi raportin e BE para Parlamentit Europian, Von der Leyen tha se pandemia tregoi se evropianët mund të bëhen së bashku për të tejkaluar vështirësitë.

“Nëse reflektoj mbi vitin e kaluar dhe gjendjen e Bashkimit Evropianit unë shoh një shpirt të fortë në gjithçka që bëjmë. Në krizën kryesore globale të shëndetit ne jemi bashkuar për të siguruar që të gjitha skajet e Evropës të kenë vaksina dhe ne kemi vazhduar me brezin e ardhshëm të BE -së dhe me marrëveshjen e Gjelbër. Ne kemi vepruar si një Evropë e bashkuar dhe mund të jemi krenar për këtë “, tha Von der Leyen.

Presidentja nënvizoi se prioritet i unionit është shpërndarja e vaksinave duke bërë me dije se deri në mesin e vitit të ardhshëm, në vendet me të ardhura të ulëta do të shpërndahen 200 milionë doza.

“Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve. Duhet të marrim masa për të përballuar një tjetër situatë të rëndë shëndetësore, sepse kemi mjetet e duhura shkencore”, u shpreh presidentja para euro deputetëve.

Von der Leyen ka paralajmëruar gjithashtu një deklaratë të përbashkët BE-NATO deri në fund të vitit.  Ajo nënvizoi se Evropa ka nevojë për një shpirt, një ideal dhe dëshirën e politikës për t’i shërbyer këtij ideali.

Etiketa: Angela MerkelUrsula von der Leyen

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
EMRAT, Aksion në Sarandë, kultivonin lëndë narkotike 4 persona në pranga, 1 në kërkim

EMRAT, Aksion në Sarandë, kultivonin lëndë narkotike 4 persona në pranga, 1 në kërkim

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com