Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestat që kanë shpërthyer në vend, pas një pyetjeje të drejtuar nga “News 24”.
Në qëndrimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
Qëndrimi vjen në një moment kur protestat në vend kanë tërhequr vëmendjen publike, ndërsa ambasada thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë.
Pas ketij mesazhi, protestuesit janë afruar deri te dera e Kryeministrisë, ndërsa autobotet me ujë dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë tërhequr nga kordoni i krijuar në Bulevard.
Siç shihet nga pamjet, autobotet janë zmbrapsur duke parkuar pranë godinës së qeverisë bashkë me efektivët.
Mes protestuesve, një i ri është ngjitur edhe në shkallët e Kryeministrisë me një fëmijë në krah.
Ndërkohë, ende nuk dihet ende arsyeja e një lëvizje të tillë dhe ‘armëpushimi’ mes tyre.
Vendimi është mirëpritur nga protestuesit, të cilët kanë duartrokitur vendimin në mënyrë paqësore, pa trazira.

gijotina.com/









Discussion about this post