GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pas naftës, “fluturon” edhe energjia, faturat u rritën me 50% brenda 1 muaji

08:08 - 12/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OSSH jep 1 mln $ për matësa/ Tenderi denoncohet në KPP për vlerën e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rritjes marramendëse të çmimit të naftës, ekonomia jonë po merr një tjetër goditje. Që nga fillimi i këtij viti edhe çmimi i energjisë është rritur me ritme të shpejta. Nëse deri në 31  dhjetor çmimi i energjisë faturohej me 12.40 lekë për kilovat, sot kjo kosto është rritur me 50 përqind, duke bërë thuajse të pamundur aktivitetet tregtare, fatura e të cilave është  një lak në fyt në rritjen e kostos. nëse një biznes që dje paguante 100 mijë lekë para janarit të viti 2022, ai detyrohet të paguajë sot 150 mijë lekë, një kosto që behet rrënuese për bizneset prodhuese të cilat kanë lidhje drejtpërdrejtë me energjinë, në varësi të numrit të makinerive që kanë në dispozicion.

Megjithëse qeveria është munduar të alarmojë situatën për ngritje të supozuar të çmimit deri në 500 euro megavati realiteti është i ndryshëm. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama, të dhënat zyrtare tregojnë se çmimet e importit për 1 Kwh janë shumë herë më të ulta.  Referuar të dhënave të publikuar nga vetë OSHEE Group dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, energjia e importuar ka kushtuar më shtrenjtë në muajin nëntor të vitit 2021, ku mesatarisht u pagua 295.04 euro/mwh orë apo 29.5 euro/kwh apo rreth 36 lekë, një vlerë thuajse 45% më pak nga shifrat e kryeministrit.

Këto çmime që po publikojmë janë në skenarin më të keq nëse Shqipëria importon nga jashtë 100 përqind të energjisë, ndërkohë që kemi prodhimin vendës i cili ka një kosto shumë herë më të ulët nga ky që pretendon qeveria shqiptare. HEC private ja faturojnë energjinë shtetit shqiptar me një vlerë prej 80 euro, ndërkohë që KESH nëpërmjet hidrocentraleve të saj e faturon diçka më pak se gjysma e kësaj vlere. Shteti shqiptar nëpërmjet shtrenjtimit të energjisë kërkon të përcjellë kostot e saj me keqmenaxhimin e koncensioneve në kurriz të bizneseve shqiptare.  Nëse problemi i energjisë elektrike është një problem që ka rënë në kurriz të biznesit, i cili është më pak i ndjeshëm se popullata, çmimi i naftës është bërë një gangrenë e jashtëzakonshme për shqiptarët.

 

Etiketa: BizneseCmimeenergjifaturakrizeKryesore1

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Është kthyer në rrënoja, Mariupol para dhe pas shkatërrimit nga lufta (Foto)

Është kthyer në rrënoja, Mariupol para dhe pas shkatërrimit nga lufta (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com