GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

14:39 - 29/09/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah.

Sipas mediave të huaja, ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën (28 shtator). Hezbollahu nuk e ka komentuar lajmin ende, ndërsa nuk dihet se ku ndodhi sulmi.

Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe ishin të afërt me Nasrallahun.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollah ishte gjithashtu shënjestër e një sulmi të sofistikuar ndaj pajisjeve të tij të komunikimit, për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli.

Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban për shkak të sulmeve të fundit. Hezbollah ka vazhduar të hedhë raketa drejt veriut të Izraelit, por shumica e tyre janë shkatërruar ose kanë rënë në zona të hapura, duke shkaktuar pak viktima dhe dëme të vogla.

Kaouk ishte anëtar veteran i Hezbollahut prej viteve ‘80 dhe shërbeu si komandant ushtarak i Hezbollahut në jug të Libanit gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin. Ai shpesh shfaqej në media lokale, ku komentonte për zhvillimet politike dhe të sigurisë, dhe mbante fjalime në ceremonitë e varrimit të militantëve të lartë. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur sanksione ndaj tij në vitin 2020.

Hezbollah filloi ta sulmojë veriun e Izraelit me raketa dhe dronë pas sulmit që Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë që e konsiderojnë veten pjesë të një “Boshti të Rezistencës” të mbështetur nga Irani kundër Izraelit.

Izraeli i është përgjigjur Hezbollahut me valë sulmesh ajrore, dhe konflikti është rritur gradualisht deri në prag të një lufte të përgjithshme, duke ngjallur frikën e një lufte të përgjithshme në rajon.

Etiketa: HamasHassan NasrallahIzrael

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë

Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com