GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia zbulon kush është italiani që i rrëmbeu zemrën

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia zbulon kush është italiani që i rrëmbeu zemrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klaudia Pepa është ndër personazhet që rrallë e shikojmë të bëhet pjesë e mediave. Balerina e mirënjohur ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media, që pas angazhimit të saj në Itali. Por, spektakli “Dance with me” e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Duket si anëtare e jurisë, Klaudia ka zgjedhur që herë pas here të dalë edhe pak nga pozicioni i saj.

Nuk mund të themi se balerina nuk na habiti kur mbrëmjen e së hënës pranoi për herë të parë se ishte në një histori dashurie.

“Kjo është kënga ime e dashurisë. E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”.

Alketa Vejsiu nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë. Pyetje së cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë”. Në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë.

Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa muaj më parë tha: “Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (datëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”.

Mirëpo, Ermal Mamaqi nuk ngurroi që ta ngacmonte sado pak Klaudian në skenë rreth deklaratës së saj. Madje, aktori i humorit e pyeti se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën balerinës.

Mirëpo, Klaudia nuk tregoi asgjë duke e mbajtur jetën e saj sa më private. Teksa ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, balerina u pyet në lidhje me jetën e saj personale, të cilën e ka mbajtur shumë private pas ndarjes nga koreografi Albi Nako, por sërish nuk dha detaje.

A ka të reja nga jeta private?”, ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës.

“Epo, një shok e kam edhe unë”, tha balerina, duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete. Kohë më parë, balerina u përfol për një lidhje me kolegun e saj, Francesco Mariottini.

Shkak u bë një foto që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqej e veshur me një fustan madhështor teksa e mbante në ajër kolegu i saj balerin, Francesco Mariottini. Por, fjalët që përdori Klaudia për balerinin i bëri të gjithë të aludojnë se mes saj dhe balerinit kishte më shumë se marrëdhënie pune dhe miqësi.

“Princi im”, ishin fjalët që ajo i drejtohej Francesco-s. Por në një rrëfim për “Class”, Klaudia ka zbuluar marrëdhënien me balerinin italian. Ajo sqaroi se nuk ka asnjë lidhje speciale mes të dyve, veç raportit profesional.

Duket se partneri i Klaudias nuk ka lidhje me kërcimin, por është një personazh që ka njohje dhe kontakte me pjesën e artit në Itali. Klaudia dhe i dashuri i saj, i cili është italian janë së bashku prej gati 3 vitesh dhe historia e tyre e dashurisë përkufizohet nga surprizat romantike dhe dhuratat luksoze.

Klaudia Pepa postoi foto e shtrirë në vaskë, ndërsa është e rrethuar nga buqeta me trëndafila. Por, nuk zbuloi personin që i organizoi këtë surprizë të bukur pavarësisht kureshtjes së ndjekësve, duke u shprehur se s’do thotë asgjë për momentin.

“Jeni kuriozë që ta dini se kush e organizoi këtë surprizë të bukur. Mirë … nuk do t’iu them asgjë për momentin”, shkroi ajo, krahas fotos. E shtrirë në vaskën e mbushur me ujë dhe shkumë, Klaudia Pepa la pak vend për imagjinatën.

Ndërkohë që për balerinën, partneri i saj është edhe mbështetja kryesore në karrierën e saj të re, këtë herë si aktore.

Kujtojmë se Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, duke i bërë ballë sprovave të ndryshme për të arritur ambiciet dhe për të realizuar ëndrrat. Me këmbëngulje, arriti të jetë pjesë jo vetëm e projekteve që lidhen me baletin, por edhe me ato që kanë të bëjnë me aktrimin. Megjithatë, edhe pse ka marrë në dukje të panjohur, Klaudia është shumë e lumtur që është bërë pjesë e kinemasë italiane.

 

Etiketa: klaudia pepa

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
“Njerëz fisnikë dhe punëtorë”/ Berisha në Lazarat: Bastion i pamposhtur i lirisë

“Njerëz fisnikë dhe punëtorë”/ Berisha në Lazarat: Bastion i pamposhtur i lirisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com