GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas Omicron, zbulohet varianti i ri i COVID me 46 mutacione, raportohen 12 rastet e para

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Omicron, zbulohet varianti i ri i COVID me 46 mutacione, raportohen 12 rastet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një varianti i ri i COVID me 46 mutacione i quajtur B.1.640.2 është zbuluar në Francë. Të infektuar janë 12 pacientë që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike në Francën juglindore, sipas ekspertëve varianti lidhet me linjën e B.1.640.

Rasti i parë ishte  një pacient që u kthye në Francë nga Kameruni. Ai shfaqi simptoma të lehta si vështirësi në frymëmarrje. Analiza e gjenomit zbuloi se virusi i këtij lloji të veçantë ka 46 mutacione, thanë studiuesit.

“Është shumë herët për të spekuluar mbi tiparet virologjike, epidemiologjike apo klinike të këtij… varianti bazuar në këto 12 raste. Në përgjithësi, këto vëzhgime tregojnë edhe një herë paparashikueshmërinë e shfaqjes së varianteve të reja SARS-CoV-2 dhe vështirësinë për të kontrolluar përhapjen”.

Sipas Daily Mail, varianti i ri me 46 mutacione mund të jetë edhe më rezistent ndaj vaksinave aktuale. Por ka pak shenja që ky po konkuron variantin dominues Omicron , i cili tani përbën më shumë se 60 për qind të rasteve në Francë.

Varianti i ri u zbulua nga akademikët e bazuar në “IHU Mediterranee Infection” më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është përhapur me shpejtësi. Studiuesit thanë se është shumë herët për të vlerësuar tiparet e tij. Shkencëtarët thonë se prejardhja është gjenetikisht e ndryshme nga B.1.640, e cila mendohet të jetë shfaqur në Republikën Demokratike të Kongos në shtator. 

Etiketa: Covid-19mutacioneOmicron

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)
Aktualitet

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
Aktualitet

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Para
“Qesha me zë”, Albani ironizon lajmet për emrin e Beatrix

“Qesha me zë”, Albani ironizon lajmet për emrin e Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës...

Lexo më shumë
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com