GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas përmbytjeve në Libi, jepet alarmi për përhapje të sëmundjeve

12:54 - 16/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas përmbytjeve në Libi, jepet alarmi për përhapje të sëmundjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatkeqësitë nuk po i ndahen Libisë. Ditën e sotme, grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përhapjes së sëmundjeve, që mund të ndërlikojë edhe më shumë krizën humanitare në Libi.

Shpresat për gjetjen e më shumë të mbijetuarve pas përmbytjeve vdekjeprurëse janë zbehur. Përmbytjet e javës së kaluar goditën qytetin-port të Dernas pasi dy diga shpërthyen si pasojë e presionit të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe nga një stuhi e fuqishme.

Autoritetet kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket viktimave, përderisa zyrtarët në lindje të këtij shteti të ndarë kanë thënë se të paktën 3.840 persona kanë vdekur.

Organizatat e ndihmës sikurse Ndihma Islame dhe Mjekët pa Kufi kanë paralajmëruar se tani ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve, por edhe i vështirësive që ndihma humanitare të arrijë te ata që kanë më së shumti nevojë.

Ndihma Islame paralajmëroi për “një krizë të dytë humanitare” pas vërshimeve, duke theksuar se “ka rrezik në rritje të shfaqjes së sëmundjeve nga uji i kontaminuar, por edhe për mungesë të ushqimit, strehimit dhe ilaçeve”.

“Mijëra njerëz nuk kanë ku të flenë dhe nuk kanë ushqim”, tha Salah Aboulgasem nga kjo organizatë. “Në kushte të tilla, sëmundjet mund të përhapen shpejt pasi sistemi i ujit është i kontaminuar. Qytetit i vjen era vdekje. Pothuajse të gjithë kanë humbur dikë që e njohin”, shtoi ai.

Ndërkaq, Mjekët pa Kufi njoftuan se do të dërgojnë ekipe në lindje të Libisë për të vlerësuar se si është situata me ujin dhe situata sanitare.

“Me këto ngjarje, ne vërtetë shqetësohemi me sëmundjet që lidhen me ujin”, tha Manoelle Carton, koordinator mjekësor i organizatës në Derna, që i përshkroi përpjekjet për koordinim të ndihmës si “kaotike”.

Por, Kryqi i Kuq dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se trupat e pajetë të fatkeqësive natyrore rrallë paraqesin rrezik shëndetësor.

 

Etiketa: fatkeqesiLibipermbytjesemundje

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Gjenden 350 bimë kanabisi në Kurbin, në pranga kultivuesi

Gjenden 350 bimë kanabisi në Kurbin, në pranga kultivuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Lexo më shumë
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com