GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Vetingu i politikanëve, Rama i përgjigjet Bashës: I hapur për të diskutuar me opozitën

21:27 - 18/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vetingu i politikanëve, Rama i përgjigjet Bashës: I hapur për të diskutuar me opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur propozimit të kreut të opozitës për vetingun e politikanëve. Rama tha se është i hapur për të diskutuar për gjithçka me opozitën dhe vetingun e politikanëve e ka quajtur si një çështje të brendshme që nuk do ultimatume dhe urdhra.

“Nëse na bindin se duhen zhbërë ndryshimet Kushtetuese të bëra në korrik, atëherë s´ka asgjë pse të mos zhbëhen. Rëndësi ka që ne të kemi një dialog, pa ultimatume dhe pa urdhra. Duhet të kemi një dialog në pozita të barabarta. Vetingu i politikanëve është një çështje e brendshme, që s´ka lidhje me vetingun e madh, atë të drejtësisë” – është shprehur Rama.

Ditën sotme kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, tha se u miratua dhe vendimi për amendamente kushtetuese për realizimin e vetingut të të gjithë politikanëve shqiptarë, si edhe familjarëve të tyre. Kjo është hera e dytë që Basha propozon vetingun e politikanëve, pasi këtë propozim e ka bërë edhe para se të largohej opozita nga parlamenti.

Rama gjithashtu tha se për zgjatjen e afateve të vetingut në drejtësi nuk do të ketë negocime, pasi sipas tij ai është për t’u përfunduar.

“Jo. Këto janë të ndara. Ai i madhi nuk është për t’u kushtëzuar. Nuk kemi çfarë negociojmë. Është domosdoshmëri për përfundimin e procesit. Ai është një veting për tu përfunduar, jo për t’u negociuar. Këtu jemi katër, janë SHBA-të, BE, opozita dhe qeveria. Jemi në një reformë ku që në momentin e parë kemi qenë me aleatët strategjikë” – u shpreh Rama.

Ndërkohë ditën e sotme edhe kreu i opozitës e konfirmoi se nuk do të ketë negocim për afatet e vetingut.

Kriza energjetike, Rama e konfirmon: Çmimi do të rritet për biznesin e madh

Kryeministri, Edi Rama është shprehur se Shqipëria është përgatitur për t’i bërë ballë krizës energjetike. Për akuzat e shitjes së energjinë nën çmimin e blerjes, Rama tha se kjo vjen nga situata pasi shitja bëhet në  kohë kur ka shumë reshje.

Për planin me tre pika ku përfshihet dhe një fond prej 200 milionë euro, kryeministri tha se ende nuk ka një datë se kur mund të ketë rritje të çmimit për biznesin e madh.

Nga ana tjetër kryeministri tha se për rritjen e çmimit vendos Enti Rregullat i Energjisë, ndërsa qeveria vendos për mburojën për familjet dhe biznesin e vogël.

Pas protestës së studentëve, tërhiqet Rama për vaksinimin: Nuk çojmë policët që t’i nxjerrin jashtë

Në një intervistë për mediat, kryeministri Edi Rama është shprehur se studentët e pavaksinuar nuk duhet të hyjnë në auditorë, por që këtë duhet ta bëjnë universitetet sepse qeveria nuk i nxjerr dot jashtë.

“Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë në mësim por kjo është një çështje të autoriteteve sepse qeveria nuk çon forcat që të nxjerrë studentët jashtë, universitet janë autonome, rektorët e dinë që ky proces duhet të zhvillohet mirë. Ministria e Arsimit do të vazhdojë që të nxitë studentët që të vaksinohen. Në çdo hollë të universitetit ka ambiente ku do të vaksinohen” – tha Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme ka pasur tensione në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëheshin studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid. Pas kësaj, universitetet vendosën t’u lënë kohë studentëve për t’u vaksinuar.

Etiketa: Edi RamaPolicetprotestaStudentetterhiqet

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Heroi i Egnatias, Augusto tregon sekretin e formës që po kalon

Heroi i Egnatias, Augusto tregon sekretin e formës që po kalon

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com