GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas sherrit për klipin, pajtohen Iliri dhe Sabiani, prapaskenat e miqësisë së krisur

13:16 - 23/10/22
në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
Pas sherrit për klipin, pajtohen Iliri dhe Sabiani, prapaskenat e miqësisë së krisur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike. Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por, mesa duket miqësia mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet, teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të datëlindjes.

Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

Nga burime, kemi mundur të mësojmë se tashmë djemtë kanë folur, duke lënë pas ndodhinë që i distancoi. Ndonëse u raportua se dy personazhet u zunë pikërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që Iliri fitoi, e vërteta ishte ndryshe. Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

Më tej, ai u shpreh se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini. “E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani, teksa ishte i ftuar në “E Diell”.

Rikujtojmë se pas deklaratës së këngëtarit, reagoi edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, u shpreh ai. Por pak kohë më pas, Iliri reagoi sërish, duke i vënë vulën përfundimit të miqësisë.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim, ka çudi dhe ka një lloj keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, theksoi ai. Duket se fituesi i ‘Big Brother’ e ka quajtur të tepërt kërkesën e Sabianit për të vendosur imazhin e tij në klipet e tij, duke etiketuar këtë kërkesë si abuzim. Ndërkohë, edhe ish-banorët e kanë ironizuar prishjen e miqësisë.

I ftuar në “Fitstation”, Meridiani është pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, duke ironizuar Sabianin, ai u shpreh se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë. “Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, tha ish-banori.

Megjithatë, si brenda në lojë, edhe jashtë ata u pozicionuan në krah të njërit apo tjetrit, ndonëse pak dinin se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Pas Monika Lubonjës edhe Donald Veshajt, ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në “Instastory” këngën më të re të Sabianit ku shkruan: “E ka bërë për mua këtë”. Kjo është shprehja “legjendare” e fituesit të “Big Brother Vip”, e cila është bërë virale kudo. Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”.

Monika Lubonja ishte personazhi që më së shumti e sulmoi këtë miqësi. E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti. “Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’.

I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha ‘po’. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë’, është shprehur Monika. Ju kujtojmë që mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi, duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij. Megjithatë, Iliri tha se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.

Por, shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë. Por nga çfarë kemi mundur të mësojmë, Sabiani nuk ka marrë ftesë nga Iliri. Natyrisht që këngëtari ka qenë në dijeni të dasmës, teksa Iliri po e përgatiste dhe dukej se ai do të ishte një ndër të ftuarit kryesorë, por sherri i javëve të fundit e ka lënë artistin të paftuar në dasmën e ish-mikut të tij.

Të paktën pa një ftesë zyrtare. Por duket se pak para ditëlindjes së vajzës së balerinit, raporti i tyre ka mundur të rikuperohet. Kjo ka bërë që Sabiani ta tregojë edhe publikisht urimin e tij për Emily, që më herët e ka quajtur edhe mbesën e tij. Me ndërhyrjen e miqve, por edhe familjarëve, dy “vëllezërit” kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Megjithatë, Sabiani është tërhequr nga kërkesa e tij për të pasur Ilirin në klip, duke qenë se përgjigjen e mori disa muaj më parë. Përgjigje që kushtëzoi miqësinë e tyre të brishtë./PanoramaPLUS

Etiketa: IliriSabiani

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Si e pritën fëmijët sherrin e prindërve në televizion? Vjollca rrëfen edhe jetesën me Zenunin: Më mban në pëllëmbë të dorës

Si e pritën fëmijët sherrin e prindërve në televizion? Vjollca rrëfen edhe jetesën me Zenunin: Më mban në pëllëmbë të dorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com