GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas “Sky ECC” zbërthehet edhe “Ghost”, qindra të arrestuar

09:33 - 18/09/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas “Sky ECC” zbërthehet edhe “Ghost”, qindra të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Platforma e kriptuar e komunikimit “Ghost” është zbërthyer nga autoritetet e zbatimit të ligjit, nën dyshimet se është përdorur për veprimtari kriminale. Qindra persona mësohet se janë arrestuar në një operacion të shtrirë nga Europa në Australi.

Autoritetet bënë lëvizjen e tyre të martën dhe të mërkurën, duke arrestuar personazhe të krimit Itali, Irlandë, Suedi, Kanada dhe Australi, duke përfshirë “pronarin” 32-vjeçar të aplikacionit.

Drejtoresha ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle tha se zbatimi i ligjit nga nëntë vende ishin përfshirë në sulmin ndërkombëtar.

“Sot e kemi bërë të qartë se sado që rrjetet kriminale të fshehura mendojnë se janë, ato nuk mund t’i shmangen përpjekjeve tona kolektive”, tha ajo.

Aplikacioni Ghost, një lloj ËhatsApp për kriminelët, u krijua nëntë vjet më parë dhe mund të aksesohej vetëm përmes telefonave inteligjentë të modifikuar që shiteshin për rreth 1,590 dollarë amerikanë.

Policia franceze gjurmoi vendndodhjen e krijuesit në Australi dhe bashkoi forcat me policinë lokale për të shënjestruar platformën.

“Një konferencë shtypi do të mbahet të mërkurën më 18 shtator 2024 për të shpallur një veprim madhor kundër një platforme komunikimi të koduar që përdoret për aktivitete kriminale, si trafikimi i drogës në shkallë të gjerë, vrasjet dhe pastrimi i parave.
Ky operacion është përpjekja më e fundit e sofistikuar deri më sot për të penguar aktivitetet e organizatave kriminale me rrezik të lartë që veprojnë nga të katër anët e botës”, tha Europol.

Në konferencë për shtyp pritet të ketë përfaqësues nga Europol, Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), Policia Federale Australiane (AFP), Irish An Garda Síochána, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Vendet dhe organizatat e përfshira në operacin janë Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europol dhe Eurojust.

Etiketa: Sky ECC

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Italiani zihet me shqiptarin, merr pistoletën dhe e qëllon

Kapet me 93 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com