GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situatë e qetë në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situatë e qetë në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nata e së dielës në pjesën veriore të vendit ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Situata ka qenë e qetë dhe në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë shkurt Elshani.

Një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, si pasojë e përleshjes me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, gjatë ditws sw djeshme.

Rasti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, pasi që policia kishte pranuar informatën për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.

Me të pranuar informatën njësitet policore u nisën drejt vendit të ngjarjes, aty edhe ku u qëlluan me armë zjarri dhe reshteri i policisë, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë kurse polici Alban Rashiti u plagos.

Situata vazhdimisht ishte e tensionuar si pasojë e të shtënave me armë mes grupit të armatosur dhe policisë.

Autoritetet e Kosovës thanë se personat e maskuar rreth 30 vetë ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se gjashtë personat e arrestuar, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, dyshohen për “vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “përgatitje të veprave terroriste” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Etiketa: KosoveKryesore1qetë

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
Pas sëmundjes së gjatë, vdes bosi i mafias Matteo Messina Denaro

Pas sëmundjes së gjatë, vdes bosi i mafias Matteo Messina Denaro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com