GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas “Sulovës” fshiheshin “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe Elton Musta merren të pandehur për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë

14:38 - 19/09/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas “Sulovës” fshiheshin “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe Elton Musta merren të pandehur për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas procesit që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj zyrtarëve të ARRSH lidhur me aferën e tenderit për ndërtimin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ortakët e dy shoqërive, të cilët akuzohen se kanë paraqitur të dhëna të rreme në lidhje me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë të enjte përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ish-ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim.

Sipas prokurorisë, nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Musta ka krijuar formalisht në qershor të vitit 2014 shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim”, teksa vijonte të ishte i punësuar tek shoqëria “Vëllezërit Hysaj”.

“Hetimi provoi se shoqëria ‘Sulova Ndërtim’ nuk ishte gjë tjetër veçse një krijesë e shoqërisë ‘Vëllezërit Hysa’ e cila përdorej nga kjo e fundit për qëllime të pjesëmarrjes në procedura prokurimi jo në emrin e saj por në emër të shoqërisë ‘Sulova Ndërtim Prodhim’”, citohet në njoftim.

Hysa dhe Musta akuzohen se në procedurën për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, kanë paraqitur të dhëna të rreme në lidhje me pjesëmarrësit dhe përfituesit e vërtetë.

Në njoftim thuhet se hetimi tregoi se paraqitja e shoqërisë “Sulova” apo edhe “IRCOP” dega Shqipëri, në procedura prokurimi është thjesht një veprim formal pasi në të vërtetë pas tyre fshihej shoqëria “Vëllezërit Hysa”.

Dy shoqëritë “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa” janë pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po për këtë tender. SPAK ka vendosur nën akuzë për ketë aferë dhe ish-drejtoren e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato si dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.

Etiketa: Agron HysaKryesore1Prokuroria e Tiranestendervellezerit hysa

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli

Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com